• e enjte, 18 korrik 2024

Po përgatitet vegël për matjen e perfomancave të prokurorive publike

Po përgatitet vegël për matjen e perfomancave të prokurorive publike

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Prokurorët publikë nuk ikin nga llogaridhënia dhe përgjegjësia për punën e tyre, por edhe faktorët e tjerë në pushtet duhet t'i sigurojnë të gjitha kushtet që të mundësohet funksionim efikas i Prokurorisë Publike, theksoi prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski në paraqitjen e tij në konferencën e sotme "Përmirësimi i efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në Prokurorinë Publike", në të cilën ishte prezantuar vegla në përgatitjen për matjen e performancave të prokurorive publike.

"Pritjet e publikut lidhur me kryerjen efikase të punës mund të realizohen nëse prokuroritë kanë burime adekuate njerëzore, financiare dhe materiale, për të cilat kam thënë vazhdimisht se nuk janë në nivelin e duhur. Cilësia dhe efikasiteti i punës së prokurorëve publik nuk varet vetëm nga gatishmëria dhe aftësitë e tyre, por edhe nga sigurimi i këtyre bazave materiale", tha Joveski.

Ai theksoi se prokurorët publikë punojnë në interes të shoqërisë dhe qytetarëve, kështu që personalisht si prokuror publik nuk mund të pajtohet me besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor.

"Publiku ka nevojë dhe meriton sqarim më të mirë të procesit juridik të punës së prokurorëve publikë me çka do të tregohet se hetimet dhe akuzat tona janë legjitime dhe të bazuara në dëshmi të fuqishme" tha Joveski.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përkujtoi se nga 1 janari në fuqi është zbatimi i detyrueshëm i sistemit për evidencë elektronike të lëndëve në Prokurorinë Publike që duhet të mundësojë rrjedh të pandërprerë të të dhënave dhe informacioneve në lidhje me veprimet e prokurorive publike. 

"Pa dukshmëri të punës dhe rezultateve të arritura, pa të dhëna krahasuese të matshme dhe cilësore që mblidhen dhe përpunohen, ashtu si në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, drejtësia do të mbetet e verbër dhe e shurdhër , dhe qytetarët nuk do të marrin mbrojtjen e garantuar me kushtetutë", tha Lloga.

Sipas kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, vegla e ofruar në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe prezantimi i veglës për monitorimin e performancës së sistemit të prokurorisë publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup, do të mundësojë monitorim të përmirësuar të efikasitetit.

"Do të na ndihmojë edhe neve edhe Këshillit të shohim ku kemi problem me kuadrot, të shihet vëllimi i punës së prokurorëve publikë, ndërsa me këtë të përmirësohet edhe perceptimi i qytetarëve për punën tonë", tha Jolevski. fc/

Fotografia: PPRMV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR