• e premte, 27 dhjetor 2024

Po përgatitet Strategjia e re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin 2022-2030

Po përgatitet Strategjia e re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin 2022-2030

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Në Euro haus (Europe House) sot u shënua fillimi i përgatitjes së Strategjisë së re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin  2022-2030 në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Përparimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut". Projekti bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara  (FAO), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski deklaroi se për ta është me rëndësi strategjike  ky përcaktim i Qeverisë, Ministrisë, institucioneve, së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të FAO-s që është implementues, që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve lidhur me ndarjen e strukturës së tokës bujqësore dhe sipërfaqes së vogël të ekonomive bujqësore.

 Pikërisht prandaj në këto vite, kjo ka qenë një nga prioritetet e tyre serioze.

"Janë të rëndësishme kapacitetet në këtë pjesë. U vendos korniza ligjore, institucionael për konsolidimin e tokës, duke ofruar bazë për zbatimin e programit kombëtar për konsolidim. Kapacitetet për zbatimin e konsolidimit janë përforcuar përmes përmirësimeve të sistemit dhe palëve të përfshira.   Në nivel kombëtar, u bënë përpjekje për ngritjen e ndërgjegjegjes për konsolidimin e tokës së bujqve ndërmjet të gjitha palëve të prekura në terren, me çfarë u përmirësua edhe mirëkuptimi për përfitimet nga realizimet e konsolodimit në rajone. U vendosën bazat për planifikimin financiar dhe strategjik për konsolidimin e tokës, duke siguruar planifikim efikas dhe shpërndrjen e burimeve për zbatimin e këtyre projekteve. Dhe në fund, si më e rëndësishme, me sukses kemi zbatuar projektet në terren, projekte për konsolidim të tokës të cilat janë të dukshme, të prekshme dhe të cilat bujiqt i ndjejnë dhe përfitimet për atë, ishim dëshmitarë përmes të gjitha vizitave tona në terren që i kemi", theksoi ministri. 

 Nikollovski shtoi se ka një ulje të nsiderueshme të ndarjes së parcelave të tokës, konsolidimin e tyre në nëntë zona në shtte ku  janë hartuar plane për konsolidim me mbështetjen e këtij projekti.

Në ngjarje, përmes video lidhjes, fjalim pati zëvendës përfaqësuesi rajonal i FAO-s  për Evropë dhe Azinë Qendrore (FAO REU), Nabil Gangi.

 “Kam kënaqësi që jam pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme në Shkup, derisa e fillojmë procesin e përgatitjes së strategjisë së re për konsolidimin e tokave në Maqedoninë e Veriut në vitet e ardhshme”, theksoi Gangi.

 U prezantuan gjithashtu edhe  arritjet kryesore të Strategjisë kombëtare për konsolidim të tokës 2012-2020 dhe mësimet e nxjerra nga periudha paraprake strategjike, të cilat do të jenë bazë për zhvillimin e strategjisë së re për Konsolidim të tokës të vitit  2022-2030. ar/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR