• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Po ndiqet situata me çmimet, nëse vlerësohet se është e nevojshme do të vazhdojë Vendimi për marzhet tregtare

Po ndiqet situata me çmimet, nëse vlerësohet se është e nevojshme do të vazhdojë Vendimi për marzhet tregtare

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Duke parë faktin se në treg ka një stabilizim të çmimeve vendore që është rezultat i stabilizimit të çmimeve në bursë të lëndëve të para të importuara dhe energjisë elektrike, pas datës 30 qershor 2023, kur përfundon afati për aplikimin e Vendimit për marzhet tregtare, çmimet vendore duhet të vazhdojnë të përcaktohen sipas kushteve të tregut, vlerëson Ministria e Ekonomisë.

Nga Ministria për MIA-n thonë se monitorohet gjendja me çmimet e lëndëve të para dhe energjensave në bursat botërore, por gjithashtu theksojnë se aplikimi afatgjatë i marzheve tregtare në kushte kur nuk ka pasiguri rreth rritjes permanente të çmimeve të bursave mund të sjell në efekt të kundërt në kushtet e tregut për shkak të imponimit të kontrollit shtetëror të çmimeve dhe uljes së konkurrencës.

Megjithatë, nëse tregu vlerëson se duhet të ketë vazhdim të afatit të Vendimit, ai do të zbatohet.

"Kufizimi i marzhit tregtar të produkteve ushqimore bazë vlen deri më 30 qershor 2023 dhe zbatimi i tij bazohet në ndjekjen e afatit kohor të përcaktuar nga situata e krizës. Me faktin se kemi një stabilizim të çmimeve vendase në treg që janë rezultat i stabilizimit të çmimeve nga importi dhe çmimeve të energjisë elektrike, vlerësojmë se pas përfundimit të periudhës së zbatimit të Vendimit për marzhet tregtare, çmimet vendase duhet të vazhdojnë të përcaktohen sipas kushteve të tregut. Zbatimi afatgjatë i marzheve tregtare në kushte kur nuk ka pasiguri rreth rritjes permamente të çmimeve në bursë mund të sjell efektin e kundërt të kushteve të tregut për shkak të vendosjes së kontrollit shtetëror të çmimeve dhe uljes së konkurrencës kur nuk ka arsye objektive për këtë. Nëse tregu vlerëson se duhet të ketë vazhdim të afatit, atë do ta zbatojmë. Tani për tani po monitorojmë situatën me çmimet e lëndëve të para dhe energjensave në bursat botërore. Ato çmime kryesisht do të diktojnë kushtet dhe nevojën e zgjatjes së masës ose do t'i lëmë prodhuesit dhe tregtarët të tregojnë përgjegjësinë shoqërore ndaj konsumatorëve pas përfundimit të afatit të masës", thonë për MIA nga Ministria e Ekonomisë.

Институците денеска треба да ги заокружат анализите дали листата на прехранбени производи со замрзната цена ќе се прошири и со шеќерот, јајцата и оризот, а одлуките за тоа ќе се донесат на по

Qeveria në fund të muajit prill vendosi ta vazhdojë kufizimin e marzheve tregtare për produktet ushqimore bazë deri më 30 qershor.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR