• e enjte, 26 dhjetor 2024

Po konfiskohet pasuria në lëndën "Perandoria"

Po konfiskohet pasuria në lëndën
Shkup, 15 prill 2022 (MIA) - Në kuadër të procedurës hetuese në lëndën "Perandoria", gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup janë dorëzuar gjashtë kërkesa për përcaktimin e masës së përkohshme ndalesë për shpronësim dhe posedim me pasuri të paluajtshme.
Siç njoftoi sot Prokuroria Publike, kërkesat janë dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit se pasuria ka origjinë nga vepra penale dhe se deri në fund të procedurës penale do të vështirësohet dukshëm ose do të pamundësohet marrja e saj. Nga materialet e grumbulluara të provave, siç bëhet e ditur në kumtesë, del se pasuria e propozuar iu është transferuar personave të tretë që të fshihet pronari i saj i vërtetë. "Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është përcaktuar  masë e ndalimit për shpronësim dhe posedimi me një pjesë të personit juridik Shoqata për Prodhim, Tregti dhe Shërbime DIVELOP GROUP SHPK Shkup që është në pronësi të personit juridik,  Hotel Grand M SHPKNJP Shkup, pjesë e personit fizik prej 67,5 për qind në pronësi të personit juridik Shoqata për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime DIVELOP GROUP SHPK Shkup, pjesë- investim themelues prej 32,5 për qind në pronësi të personit juridik - Shoqata për Ndërtim, Tregti dhe Shërbimet BEST WEJ INVESTMENT SHPNJP Shkup në personin juridik Shoqata për Prodhim, Tregti dhe Shërbime DIVELOP GROUP SHPK Shkup", qëndron në kumtesë.
Siç informon Prokuroria Publike, është përcaktuar masë e e ndalesës së shpronësimit dhe posedim të pasurisë së paluajtshme edhe të Shoqatës për Tregti dhe Shërbime BIZNIS PROPERTI INVESTMENT SHPKNJP Shkup në vlerë prej 58.282.500,00 denarë sipas vlerës së regjistruar edhe atë apartamente me sipërfaqe të përgjithshme prej 720 m2 dhe garazhe me hapësirë të përgjithshme prej 92 m2. Po konfiskohen edhe 7213 aksione të cilat Shoqata për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime EKSIKO SHPKNJP Shkup i posedon në Stopanska Bankë SHA Manastir me vlerë nominale në ndërtim të locuar në sheshin "Maqedonia" të Shoqatës për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime SIS INVEST GRUP SHPKNJP Shkup me hapësirë prej 566,41 m2 dhe në vlerë prej 1.699.241 euro.
"Gjykatësi i procedurës paraprake i pranoi kërkesat dhe me vendim caktoi masa të përkohshme të cilat ndalojnë posedimin, dhënien e kaparit dhe shpronësimin e pasurisë në çdo bazë ligjore. Masat e përkohshme sipas ligjit mund të zgjasin më së shumti deri në përfundimin e procedurës penale në gjykatën e shkallës së parë ose mund të shfuqizohen sipas detyrës zyrtare. Masat e përkohshme kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe sekuestrimi i pasurisë është regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së dhe në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive - Qendra për Kadastër të Patundshmërive Shkup. Konfiskimi nuk është përfundimtar", bëhet e ditur në kumtesë. Rasti “Perandoria” po zhvillohet kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijalkovit, Nenad Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunoska Kamçevës, Hristina Kamçeva Stojçeskas, Zorica Arsovskës, Liljana Gajdovskës, Vladislav Stajkoviqit, Todod Mircevskit, Dejan Janevit, Vance Mijjallçevit dhe Jovance Taskovskit Ata ndiqen penalisht për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale të bashkimit kriminal, dëmtimit ose favorizimit të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrimit dhe pastrimit të parave dhe produkteve të tjera të veprës penale. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR