• e shtunë, 23 nëntor 2024

Po intensifikohen punët për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir nga Korridori 10 D

Po intensifikohen punët për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir nga Korridori 10 D

Prilep, 2 nëntor 2024 (MIA) - Po intensifikohen punët në autostradën Prilep - manastir, që është pjesë e Korridorit 10D. Duhet të jetë gati për tre vite, deri në fund të vitit 2027 dhe të sigurojë zhvillim ekonomik të komunave nga Rajoni jugperëndimor, konstatuan gjatë kontrollit të sotëm të punëve përfaqësuesit qeveritarë, kryeminsitri Hristian Mickoski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, drejtori i NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski. Në kontroll ishin edhe përfaqësuesit e kompanisë "Behtel dhe Enka" të cilët i kryejnë punët dhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Anxhela Ageler.

Prej rreth 40 kilometrave të autostradës, në momentin front i punës janë 6 kilometra. Prej 130 parcelave të eksprorpijuara janë 850, ndërsa prej 500 hektarëve, në rreth 100 janë mënjanuar mjetet shpërthyese, me ndihmën e Armatës. Nga rreth 19 500 të gjetura deri më tani materiale të mundshme shpërthyese, janë nxjerrë 200.

"Ne tani jemi një hap para 'Behtel dhe ENka'. Nëse më parë pritnin sepse nuk ishte kryer eksproprijimi, nëse pritnin sepse nuk ishte kryer çminimi, tani kjo është zgjidhur dhe nuk do të paguajmë penallti, por përkundrazi, 'Behtel dhe Enka' duhet të na ndjekë ne", deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i NP për rrugë shtetërore.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Trajanovski e theksoi rëndësinë e autostradës për zhvillim ekonomik të komunave nga rajoni jugperëndimor.

"Kjo autostradë çon drejt dy qendrave të mëdha në Maqedoni, drejt Prilepit dhe drejt Manastirit, ndërsa këtu çon edhe drejt kufirit me Greqinë, deri në vendklaimin tonë të dytë me Greqinë, që do të thotë hapje e plotë edhe për turzimin edhe për ekonominë. Kjo do të thotë jetësim i ekonomisë për tërë Rajonin e Pellagonisë, performansat e mira ekonomike në këtë rajon plotësisht sendërtohen, të hapen vende tër eja mirë të paguara të punës dhe njerëzot ta shohin të ardhmen e vet këtu", tha Nikollovski.

Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur se si po zhvillohen punët në terren.

"Me rëndësi është se ne jemi praktikisht para dinamikës që e patën kompania ndërtimore që të mos e frenojmë procesin dhe nga ajo që në bisedë joformale mundëm ta dëgjojmë nga përgjejgësit është se përafërsisht nga fundi i vitit 2027, përafërsisht 3 vite, do të nevojiten që kjo të përfundojë", deklaroi Mickoski.

Autostrada Prilep-Manastir duhet të jetë gati në fund të vitit 2027. Së bashku me rrugën e shpejtë Gradsko-Prilep që po ndërtohet në tre etapa dhe duhet të jetë gati për një vit, tërësisht do ta ndryshojë realitetin në rajon. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR