• e enjte, 26 dhjetor 2024

Po hetohet përgjegjësia e dy personave për aksidentin e rëndë rrugor në autostradën Shkup - Kumanovë

Po hetohet përgjegjësia e dy personave për aksidentin e rëndë rrugor në autostradën Shkup - Kumanovë

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Prokuoria themelore publike Shkup, në Gjykatën themelore publike Shkup parashtroi Propozim për caktim të masës paraburgim afatshkurtë për dy persona për të cilët në rrjedhë janë kontrollet e dyshimeve se kanë kryer vepër penale, vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 298 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Prokuroria themlore publike Shkup ka dhënë urdhër për ekspertizë teknike trafiku, urdhër për analizë dhe përcaktim të pranisë së alkoolit, drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve të tjerë, në gjakun dhe urinën e shoferit të automjetit ngarkues, urdhër për obduksion të trupave të të vdekurve, kërkesë për kontroll të jashtëzakonshëm teknik të automjetit udhëtues, si dhe kërkesë për mbikëqyrje të jashtëzakonshme nga ana e Inspektoratit shtetëror për transport dhe inspektorë nbga fusha e komunikacionit dhe rrugëve  në vendin e ngjarjes, përkatësisht në një pjesë të autostradës Shkup - Kumanovë, ku po kryhen punë ndërtimore në rrugë.

Plotësisht po ndërmerren masa me qëllim që të kryhen kontrolle nëse në vendin e ngjarjes kur janë kryer punët në rrugë ishin ndërmarrë të gjitha masat për sinjalizim adekuat para dhe rreth vendit ku po kryhen punët. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR