• e enjte, 26 dhjetor 2024

Po bëjmë përpjekje për t'i kthyer tre shtetasit tanë të tjerë nga Gaza, njëri nuk shfaq interesim për atë, deklaroi Osmani

Po bëjmë përpjekje për t'i kthyer tre shtetasit tanë të tjerë nga Gaza, njëri nuk shfaq interesim për atë, deklaroi Osmani

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të jashtme po bën përpjekje për t'i tërhequr tre shtetasit tanë të cilët ende ndodhen në Gazë. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor dhe një shtetas i cili është pjesë e organizatave ndërkombëtare humanitare në Gazë, por ai nuk tregon interesim për t'u larguar nga Gaza, informoi sot minsitri Bujar Osmani.

"Vlerësimi i sigurisë është në Izrael, në gazë dhe në Egjipt cilët njerëz mund ta kalojnë kufirin, e cilët jo. Deri më tani patëm leje të kalojë familja e parë e qytetarëve të vendit tonë e cila tashmë është në Shkup, po punojmë edhe më tej t'i bindim në mënyrë që të mund të dalë edhe çifti bashkëshortor. Është edhe një shetas i yni i cili është pjesë e organizatave ndërkombëtare humanitare, por ai nuk ka shfaqur interes për t'u larguar nga Gaza. Atpë e kontaktuam, por nuk ka inteeresim sepse është pjesë e organizatave humanitare në Gazë", tha Osmani në përjgigje të pyetjes së gazetarëve në brifingun e sotëm në QS "Boris Trajkovski" ku po mbahet Konferenca vjetore e OSBE-së.

Theksoi se për momentin është stopuar procedura për kalimin e shtetasve të huaj nga Gaza në Egjipt.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani pret raport objektiv nga Komisioni evropian, në të cilin do të ketë mirënjohje për të arriturat, por edhe kritikë për të gjitha dobësitë në vend.

"Sot mora informatë se është bombarduar vendkalimi Rafah dhe përkohësisht është mbyllur për kalim nga të dy anët. Prandaj për momentin është stopuar e tërë procedura që shtetasit e huaj të mund të kalojnë nga Gaza në Egjipt", theksoi Osmani.

Përkujtoi se dje është tkauar me shtetasit e parë të vendit tonë që u larguan nga gaza - çiftin bashkëshortor dhe dy fëmijët të cilët tashmë kanë ardhur në Shkup.

"Dje u takova me familjen e cila u kthye nga Gaza. Përmes Egjiptit i kthyem në Shkup me ndihmën e Kombeve të bashkuara dhe i vendosëm me ndihmën e Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor dhe dy fëmijë", saktësoi Osmani. ab/ 

Foto: МIА/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR