• e enjte, 26 dhjetor 2024

Po afrohet fundi i hetimit për vrasjen e Tupakut

Po afrohet fundi i hetimit për vrasjen e Tupakut

Nju Jork, 15 gusht 2023 (MIA) - Vrasja e reperit të njohur amerikan Tupak Shakur pothuajse 30 vite ishte mister i pazgjidhur. Megjithatë, me sa duket, fajtori në fund vetë e zbuloi krimin.

 Tupaku u vra në vitin 1996, në rrugë, në të shtënat nga një makinë në tjetrën. Si dhe atë ndaj një tjetër reperi të njohur nga ajo kohë - Notorius BIG, dhe kjo vrasje mbeti e pazgjidhur, gjë që la shume hapësirë për teori të shumta konspirative. Faktet thonë se ka qenë një përleshje rruge mes “bandave të reperëve” të atjeshme. Edhe Tupaku, në fakt, kishte shpesh probleme me ligjin, por edhe përplasej me rivalët e tij në rrugët e Nju-Jorkut dhe gangsterin “bregu lindor”.

 Hetimi u ndal shumë kohë më parë, por në vitin 2018, Duejn Dejvis - daja i Orlando Anderson, i dyshuari kryesor, në dokumentarin "I pazgjidhur" (Unsolved) deklaroi se ishte në makinë nga e cila u qëllua Tupaku. Me këtë, në një farë mënyre, Dejvis i konfirmoi zërat e pavërtetuara nga më parë. Anderson i cili dyshohet që ka qëlluar, u vra, në vitin 1998 - dy vjet pas vrasjes së Tupakut, në një tjetër përleshje gangsterësh.

 

Sipas pretendimeve të Dejvisit, reperi Paf Dedi (Shon Kombs) ka ofruar miliona dollarë për vrasjen e Tupakut. 

Dejvis me siguri ka menduar se pas kaq shumë vitesh, askujt nuk do t'i interesonte dhe  do të mund të "mburrej" me ndërmarrjen, për shkak të fitimit. Por, gaboi. Pothuajse 27 vite pas vrasjes, policia hyri në shtëpinë e Dejvisit me urdhër për bastisje, kështu morën çanta me dëshmi - një telefon celular, laptopë, një libër të shkruar nga Dejvisi, revista dhe dy kuti fotografish. Dejvisi është në burg dhe gjykimi është në vazhdim, por sipas ekspertëve dhe mediave amerikane, provat janë mjaft të forta. qa/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR