• e premte, 27 dhjetor 2024

Plumb nga kalashnikovi i lënë para derës së shtëpisë së Taravarit

Plumb nga kalashnikovi i lënë para derës së shtëpisë së Taravarit

Gostivar, 5 shkurt 2024 (MIA) - Një plumb është lënë para derës në shtëpinë ku jeton kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Nga kabineti i tij, për MIA-n konfirmuan se rasti është denoncuar në polici.

Nga SPB Tetovë informuan se në ora 9 e 34 minuta, J.Xh. (42) nga Gostivari ka denoncuar se para derës hyrëse nga shtëpia e gostivarasit A.T. në Gostivar është gjetur një plumb nga pushka automatike kalibër 7,62 milimetra. Një ekip i SPB Tetovë - RPB Gostivar ka kryer ekspertizë, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe i dërguar për ekspertizë.   

"Rasti po zbardhet dhe dokumentohet", informojnë nga SPB Tetovë.

Plumbin, i cili me siguri sipas kalibrit dhe madhësisë është për pushkë automatike (7,62mm), e ka gjetur Taravari, kur në mëngjes rreth orës 8 ka dalë për në punë. bsh/

Foto: MIA; Komuna e Gostivarit

QËNDRONI TË LIDHUR