Plenkoviqi: Maqedonia e Veriut meriton pespektivë të qartë në BE
- – Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Besojmë se vendi meriton perspektivë të qartë në BE, porositi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, në Bruksel.
- Post By Fitore Curri
- 09:49, 19 mars, 2026
Shkup, 19 mars 2026 (MIA) – Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Besojmë se vendi meriton perspektivë të qartë në BE, porositi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, në Bruksel.
Plenkoviqi në shkrimin e tij në “Iks” njoftoi se me Mickoskin shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale globale.
“Më vjen mirë që u takova me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Shkëmbyem mendime mbi sfidat gjeopolitike, sigurinë e furnizimit me energji në Evropën Juglindore, si dhe mbi masat e ndërmarra nga të dy qeveritë për të luftuar rritjen e çmimeve të karburanteve. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne besojmë se Maqedonia e Veriut meriton perspektivë të qartë në BE”, shkroi Plenkoviçi.
Ai dhe Mickoski po marrin pjesë në 50-vjetorin e formimit të Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, në kuadër të të cilit duhet të mbahet edhe samit i liderëve.
Mickoski, mbrëmë, në profilin e tij në Fejsbuk, informoi për takimin me homologun kroat, duke theksuar se sfidat aktuale në Evropë, bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane ishin në fokus të bisedimeve.

“Në takim ishte shkëmbyer mendim për sfidat aktuale në Evropë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane, me theks të veçantë në përparimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit në kuadër të familjes evropiane”, theksoi Mickoski.
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili me delegacionin e partisë është në Bruksel deri më 20 mars, do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane, në të cilin janë të ftuar edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, si dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla. fc/
Foto: Plenkoviqi në X dhe Mickoski në FB