• e shtunë, 23 nëntor 2024

Plenkoviq në Kuvend: Vizita ime është një hap i ri në thellimin e marrëdhënieve tona cilësore

Plenkoviq në Kuvend: Vizita ime është një hap i ri në thellimin e marrëdhënieve tona cilësore

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend, në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend, vlerësoi se qëndrimi i tij në Shkup paraqet një hap të ri në thellimin e marrëdhënieve tona tashmë cilësore.

"Jo vetëm që Kroacia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë probleme të hapura, por marrëdhëniet tona po afrohen çdo ditë e më shumë. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, gjë që na bëri aleatë", theksoi Plenkoviq.

Ai përsëriti, siç tha, mbështetjen e vendosur që Kroacia i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane.

"Më vjen veçanërisht mirë që ish-këshilltari im dhe dikur krye këshilltari Vlladimir Drobnjak tani është këshilltar i qeverisë suaj dhe ai po ju përcjell përvojat e tij personale. Kroacia këtë vit do të shënojë dhjetë vjet të anëtarësimit në BE. Në vitin 2022, Kroacia u bë pjesë e Zonës Shengen dhe pjesë e Eurozonës. Tani mund të themi se ky proces ka përfunduar plotësisht, që do të thotë se ne kemi hyrë në një proces të sigurisë", tha Plenkoviq.

Kryeministri kroat tha se marrëdhëniet tona miqësore datojnë para vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike, për të cilat vitin e kaluar festuam 30 vjetorin dhe se këto marrëdhënie janë kryesisht për shkak të mirëkuptimit të ndërsjellë të popujve tanë dhe kulturave tona.

Në seancën solemne morën pjesë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministra në Qeveri, përfaqësues të gjyqësorit, liderë të bashkësive fetare, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR