• e shtunë, 23 nëntor 2024

PLD-ja është e gatshme të pranojë hyrjen e VMRO-DPMNE-së në koalicionin qeverisës nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese

PLD-ja është e gatshme të pranojë hyrjen e VMRO-DPMNE-së në koalicionin qeverisës nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Partia Liberal Demokratike (PLD) është e gatshme të pranojë hyrjen e VMRO-DPMNE-së në koalicionin qeverisës nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese.

Sipas kryetares së PLD-së, Monika Zajkova, e ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja.

"E ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja dhe sigurisht progresi i Maqedonisë në negociatat me Bashkimin Evropian dhe hapjen e klasterave. Dhe pikërisht për këtë mirëpresim disponimin e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjen e tyre për të dhënë mbështetje në proceset integruese evropiane dhe për të votuar për ndryshimin e Kushtetutës. Është mirë që VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, por ato duhet të hyjnë në fuqi para formimit të qeverisë në të cilën do të anëtarësoheshin si parti opozitare. Të gjithë së bashku e kemi përgjegjësinë se në cilën rrugë do ta lëvizim vendin dhe çfarë standardi do t'u ofrojmë qytetarëve", thotë Zajkova. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR