• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon ndalimin e menjëhershëm të nismës për ndryshimin e Ligjit për prokurim publik me procedurë të shkurtuar

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon ndalimin e menjëhershëm të nismës për ndryshimin e Ligjit për prokurim publik me procedurë të shkurtuar

12 dhjetor 2024

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon pezullimin e menjëhershëm të nismës për ndryshimin e Ligjit për prokurime publike, të paraqitur në Kuvend me procedurë të shkurtuar më 5 dhjetor 2024, nga një grup deputetësh.
 
Ndryshimet ligjore të propozuara me të cilat shfuqizohet kontrolli administrativ për prokurim publik i zbatuar nga Byroja për Prokurime Publike paraqesin një pengesë serioze për mbrojtjen nga korrupsioni në kushtet kur, sipas vlerësimeve të të gjithë aktorëve relevantë ndërkombëtarë dhe vendas, korrupsioni në prokurimin publik është shumë i përhapur. Në vend që, sipas rekomandimeve, të forcohet kontrolli administrativ dhe të zgjerohet fushëveprimi i tenderëve që do të kontrollohen në bazë të “flamujve të kuq” ekzistues për rreziqet e korrupsionit, ky kontroll hiqet pa asnjë argument. Futja e të ashtuquajturit kontrollim administrativ i ngjan mekanizmit të vjetër që ishte aplikuar tashmë dhe ishte subjekt i shumë polemikave dhe kritikave nga të gjitha institucionet përkatëse.
 
Përveç kësaj, edhe pse propozimi tashmë është tërhequr një herë, mandatet e Presidentit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike përsëri janë paraparë të përfundojnë, pa u plotësuar kushtet për shkarkim dhe pa konsultime publike. Kjo ndërhyrje në punën e institucioneve, të cilat sipas modelit të tyre duhet të jenë të pavarura nga pushteti qendror, përbën një precedent të rrezikshëm dhe çon në një partishmëri shtesë të institucioneve.

Në veçanti shqetëson momenti kur propozohen këto dhe një sërë ndryshime të tjera të Ligjit, përkatësisht me buxhetin historikisht më të lartë, huamarrjet e reja dhe indikacionet e përditshme për keqpërdorim të parave publike, me çka ndryshimet e tilla janë një hap prapa në ndërtimin e një sistemi që mund të parandalojë dhe sanksionojë në mënyrë efektive korrupsionin.
Në të njëjtën kohë, me çdo synim për të ndryshuar legjislacionin në fushën e prokurimeve publike, insistojmë në organizimin e një procesi konsultativ në të cilin do të marrin pjesë të gjitha institucionet kompetente si Byroja për Prokurime Publike, Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, Ministria e Financave, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në çështjet kundër korrupsionit.
 
Ritheksojmë se praktika e miratimit të ndryshimeve legjislative në një procedurë të shkurtuar, pa proces konsultativ, veçanërisht për vendimet që mund të ndikojnë negativisht në luftën kundër korrupsionit, është e papranueshme dhe në kundërshtim me përpjekjet evropiane për hartimin e politikave publike në mënyrë profesionale demokratike dhe gjithëpërfshirëse. 

 

Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR