• e hënë, 30 dhjetor 2024

Pjesëmarrësit në protestë kundër propozimit francez mbërritën para Kuvendit

Pjesëmarrësit në protestë kundër propozimit francez mbërritën para Kuvendit
Shkup, 11 korrik 2022 (MIA) – Me transparentë "Ultimatum, jo faleminderit" dhe "Megjithatë, ne do të fitojmë", pjesëmarrësit në protestat kundër propozimit francez arritën para Kuvendit. Paraprakisht, kaluan pranë Ministrisë së Drejtësisë ku brohorisnin "dorëheqje". Tani për tani, protesta është duke kaluar qetë. Në mesin e qytetarëve janë edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të partisë E Majta të cilët publikisht i mbështesin protestat. Objektet e Kuvendit dhe të Ministrisë së Drejtësisë janë rrethuar nga kordonët policorë.

QËNDRONI TË LIDHUR