• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pjesëmarrësit në konferencën ministrore për arsim të lartë në Ballkanin perëndimor do të vizitojnë dy universitete në Shkup

Pjesëmarrësit në konferencën ministrore për arsim të lartë në Ballkanin perëndimor do të vizitojnë dy universitete në Shkup

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Pjesëmarrësit në konferencën ministrore "Sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë - trende dhe ngjarje në BE dhe Ballkanin Perëndimor", që u hap dje në Shkup, sot do të kenë vizitë studimore në Universitetin "Shën Cirili e Metodi" dhe në Unoversitetin ndërkombëtar ballkanik. Konferencën dyditëshe e organizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me nismën për reforma arsimore ë Evropën Juglindore - ERI SEE.

Në mesin e qëllimeve kryesore të konferencës është sigurimi i cilësisë si mënyrë objektive për matje të cilësisë, me Standardet dhe uhdëzimet bashkarisht të dakorduara ç[r sigurim të cilësisë në arsimin e lartë.

"Kjo temë është me rëndësi të jashtëzakonshme për USHCM-në dhe paraqet nder të madh që USHCM do të ketë mundësi të prezantohet me aktivitetet e tij për sigurim të arsimit cilësor para përfaqësuesve të ministrive të obliguara për arsimin e lartë nga rajoni, agjencive për cilësi të arsimit të lartë nga rajoni, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare", kumoi Universiteti i Shkupit.

Ministrat e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe përfaqësues të ministrive nga Serbia dhe Lituania, si dhe mbi 80 përfaqësues të tjerë të in stitucioneve, enteve arsimore dhe shkencore nga rajoni dhe ekspertë nga Bashkimi Evropian, dje diskutuan për sfidat e arsimit të lartë në rajon dhe aksionin që duhet të ndërmerret për ngritje të konkurrencës së tij në korniza më të gjera. Pjesëmarrësit u dakorduan se është me rëndësi të ppërforcohen relacionet edhe përmes bashkëpunimit në suaza të rjaonit të jenë konkurrente në hapësirën globale arsimore.

Në konferencë morën pjesë edhe kryetari i Asociacionit evropian për cilësi të arsimit të lartë (ENQA), Dagllas Blekstok dhe drejtoresha e Regjistrit evropian për sigurim të cilësisë në arsimin e lartë (EQAR), Magali Soenen. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR