• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pisonero: BE-ja pret të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut ta mbështesin përparimin në rrugën evropiane

Pisonero: BE-ja pret të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut ta mbështesin përparimin në rrugën evropiane

Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, porositi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

"Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë", deklaroi Pisonero, duke cekur se BE-ja e ndjekë me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta për pritjet e tij nga vendi, duke potencuar se "Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën".

Në konkludimet kushtuar zgjerimit nga samitet e fundit të BE-së ceket se Këshilli i Evropës është i gatshëm ta thërrasë Konferencën e ardhshme ndërqeveritare pa shtyrje shtesë dhe pa vendim politik shtesë në kohë sa më të shpejtë.

Maqedonia e Veriut do ta zbatojë angazhimin e vet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në pajtim me procedurat e veta të brendshme, siç është cekur në Konkludimet e Këshillit nga korriku i vitit 2022. Këshilli i bën thirrje Maqedonisë së Veriut ta përshpejtojë miratimin e këtyre ndryshimeve, pas çka është i gatshëm ta hapë klasterin e parë negociues sa më shpejtë të jetë e mundur, në pajtim me Kornizën negociuese.

"Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t'i hapin negociatat rreth Klasterit të parë - Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare", shtoi Pisonero.

Në pyetjen nëse procesi gjyqësor kundër prefektit shqiptar, pjesëtar i pakicës greke në vend, që është shkak Grreqia ta bllokojë në fillim të negociatave të Shqipërisë sipas klasterëve, BE-ja e konsideron si kontest bilateral apo çështje lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, Pisonero deklaroi se Komisioni nuk komenton procedura të cialt janë në rrjedhë, por konsideorn se çështjet bilaterale nuk do të duhej  të ishin shkak për bllokim të procesit negociues. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR