• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pirovska: Deputetët në mënyrë të paanshme të votojnë për kanditatët në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Pirovska: Deputetët në mënyrë të paanshme të votojnë për kanditatët në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi sot kërkoi pjesëmarrje të balancuar gjinore nga minimum tri gra në përbërjen e re të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) si dhe pjesëtarë të të gjitha grupeve të margjinalizuara, siç janë personat me nevoja të veçanta, romët dhe personat LGBT nën kushtin që ata t'i përmushin kushtet e parapara ligjore.

Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe anëtare e Rrjetit për Mbrojtje nga Diskriminimi sot në konferencë për media theksoi se ata si përfaqësues të sektorit qytetar janë përfundimisht të shqetësuar nga cilësitë e kandidatëve dhe përfaqësimi i tyre. 

"Jemi të shqetësuar për atë që ndodhi me Komisionin Antikorrupsionit dhe anëtarët që u zgjodhën. Rrjedhimisht, jemi skeptikë se kësaj radhe do të tregohet kujdes për përzgjedhjen e kandidatëve të paanshëm, të pavarur, të cilët janë ekspertë në fushën e diskriminimit, tha Pirovska.

Ju bën thirrje partive politike që të tregohen të përmbajtur nga ndikimet dhe deputetët në mënyrë të paandshme të votojnë për kandidatët e propozuar.

Pirovska shfaqi shpresë se përsëri do të zgjidhen të paktën dy kandidatë të pavarur sepse, siç tha, e pamë me zgjedhjen e tre kandidatëve të pavarur në përbërjen e kaluar, Komisioni me të vërtetë arriti rezultate. 

Atanas Avramov nga Shoqata "Bashkë më të fuqishëm" dhe anëtare e Rrjetit për Mbrojtje nga Diskriminimi theksoi se pa marrë parasysh sfidat kadrovike dhe financiare të Komisionit, puna e tyre ishte njohur nga ana e KE-së në raportet për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe 2023. 

Për anëtarë të rinj të KPMD-së janë paraqitur 25 kandidatë - Enver Salihi jurist i diplomuar nga Kumanova, Elena Koçoska ekonomiste e diplomuar nga Prilepi, Albrim Pollozhani ekonomist i diplomuar nga Struga, Marijan Ponjaviq jurist i diplomuar nga Shkupi, Ismail Kamberi jurist i diplomuar nga Tetova, Dushan Tomshiq punëtor social i diplomuar nga Shkupi, Lupka Guguçevska Filipovska juriste e dipolomuar nga Shkupi, Zoran Bikovski sociolog i diplomuar nga Dellçeva, Besire Mjaki juriste e diplomuar nga Shkupi, Gajur Ramadani gazetar i diplomuar nga Gostivari, Tatjana Mihajlova juriste e diplomuar nga Shkupi, Dobre Jançev jurist i diplomuar nga Shkupi, Vesna Bendevska psikologe e diplomuar nga Manastiri, David Tasevski psikolog i diplomuar nga Shkupi, Muhamed Toçi jurist i diplomuar nga Gostivari, Zekir Abdulov jurist i diplomuar nga Dellçeva, Doan Sulejmanovski jurist i diplomuar nga Prilepi, Flora Kadriu profesoreshë e diplomuar në mësim klasor nga Shkupi, Nesime Jashari Luma juriste e e diplomuar nga Prilepi, Marina Bojkovska profesoreshë e diplomuar nga Shkupi, Ibrahim Ibrahimi ekonomist i diplomuar nga Gostivari, Matja Atanasova juriste e diplomuar nga Shkupi dhe Marika Çaneva juriste e diplomuar nga Shtipi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR