• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pikat për ndërrimin e dokumenteve personale në SP "Prolet" dhe sportelet për dhënien e dokumenteve në RTVM dhe Beko do të punojnë edhe të shtunën

Pikat për ndërrimin e dokumenteve personale në SP

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA)- Pikat për ndërrimin e dokumenteve personale pa terminë në Stacionin policor "Prolet" në Shkup do të punojnë edhe të shtunën nga ora 8 deri në orën 16.

Siç kumton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët të cilët dëshirojnë të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve në këtë pikë do mund ta bëjnë atë pa terminë paraprak.

Poashtu të shtunën do të punojnë edhe sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në RTVM (nga ora 8 deri në orën 20) dhe Beko (nga ora 8 deri në orën 16). ss/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR