• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pikat për dokumente personale në Shkup më 29 dhe 30 nëntor me orar të plotë të punës

Pikat për dokumente personale në Shkup më 29 dhe 30 nëntor me orar të plotë të punës

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Terminet e caktuara për më 29 dhe 30 nëntor për fotografim dhe zëvendësim të dokumenteve personale në Shkup do të realizohen. Ministria e Punëve të Brendshme informon se pikat për dhënie të dokumenteve personale në ato ditë do të punojnë me orar të plotë të punës.

MPB i njofton qytetarët pasi që Qeveria pardje në mbledhje solli vendim për shkak të Takimit ministror të OSBE-së, të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe shkollat fillore dhe të mesme në kryeqytet, më 29 nëntor (e mërkurë) të punojnë deri në orën 12:00, ndërsa më 30 nëntor (e enjte) për to të jetë ditë jopune.

"Me qëllim të funksionimit të papengueshëm të procesit të z[vendësimit dhe dhënies së dokumenteve personale, shërbimet për punë qytetare do të punojnë, ndërsa MPB u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë terminet e caktuara", informon Ministria e Punëve të Brendshme. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR