• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pezullohet greva e Sindikatës së kontrollorëve të fluturimit

Pezullohet greva e Sindikatës së kontrollorëve të fluturimit

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Sindikata e kontrollorëve të fluturimit ka pezulluar grevën që kishte paralajmëruar për nesër me mbyllje të plotë të fluturimeve në qiellin e Maqedonisë, pasi Qeveria sot i dha udhëzime Këshillit mbikëqyrës në navigacionin e Maqedonisë M-NAV që të shkarkojë kryetarin e Bordit drejtues të M-NAV Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv të sektorit në M-NAV Lube Stamenkovski dhe në vend të tyre të emërojë Ilir Mehmetin dhe Milan Koraqin.

Во објектот на контрола на летање на М-НАВ денеска биле нападнати вработени во контролата за летање. Како што објави на својот фејсбук профил претседателот на Струковиот синдикат на контролор

"Pas vendimit të Qeverisë grevën e kemi vënë në ndërperje. Kjo është lëvizje e gjërave. Do ta analizojmë të gjithë situatën dhe zhvillimet dhe nëse do të ketë realizim pozitiv të rekomandimeve të Qeverisë në Këshillin mbikëqyrës do ta tërheqim vendimin për grevë", deklaroi për MIA-n Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës. 

Më herët, nga Qeveria për MIA-n informuan se në seancën e sotme i kanë dhënë kahe Këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e aktiviteteve dhe ofrimit të shërbimeve në navigacionin “M-NAV” SHA - Shkup që t'i shkarkojë Fahrudin Hamidin nga pozita e kryetarit të Këshillit drejtues dhe drejtorit ekzekutiv dhe Lube Stamenkovskin nga pozita e anëtarit të Këshillit drejtues dhe drejtorit ekzekutiv. Qeveria njëherësh i rekomandoi edhe Këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve në navigacionin e Maqedonisë “M-NAV” SH.A - Shkup që për drejtor ekzekutiv të emërojë Ilir Mehmetin, ndërsa për drejtor ekzekutiv të emërojë Milan Koraqin.

Ndryshimet në kreun e M-NAV, Qeveria i paralajmëroi pas incidentit që ndodhi javën e kaluar në këtë institucion dhe sulmit ndaj punonjësve, ndërsa më herët Sindikata ka reaguar për zbatimin e konkursit të fundit për punësim në M-NAV nga ana e menaxhmentit.

Në M-NAV sot kontrolle ka kryer Drejtoria e Policisë financiare.

Për incidentin e 4 janarit në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup, siç kumtoi ka hapur procedurë hetimore ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale si bashkëpjesëmarrës - Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit penal.
Më herët, Sindikata ka kërkuar që drejtorët të japin dorëheqje ose të shkarkohen nga Qeveria e cila ka paralajmëruar kumtesë për vendimet e sotme. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR