• e premte, 27 dhjetor 2024

Pezullohen përkohësisht normat doganore për qumështin dhe ajkën

Pezullohen përkohësisht normat doganore për qumështin dhe ajkën
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA) - Me qëllim të zvogëlimit të rritjes së çmimeve, Qeveria sot ka vendosur për pezullim të përkohshëm (deri më 31.12.2022) të normës doganore prej 20 përqindëve për qumështin dhe ajkën, jo të koncentruar dhe pa sheqer të shtuar, substanca të tjera ëmbëlsuese me përmbajtje yndyre në masë që kalon 21 për qind por jo më shumë se 45 për qind dhe normë e detyrimit prej 15 përqindëve për qumështin dhe ajkën, të pakoncentruar dhe pa sheqer të shtuar me një përmbajtje yndyre në masë që tejkalon 10 për qind, por nuk tejkalon 45 për qind në paketim, masa neto e të cilit nuk i kalon 2.5 kg. Shërbimi për shtyp i qeverisë bëri të ditur se importi i këtyre etiketave tarifore nga vendet e CEFTA-s është pa doganë, ndërsa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian bëhet me normë doganore prej pesë përqindëve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR