• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pezullim i përkohshëm i vizave për qëndrim afatshkurtër për shtetas të huaj të vendeve të treta me vizë valide britanike, amerikane dhe kanadeze

Pezullim i përkohshëm i vizave për qëndrim afatshkurtër për shtetas të huaj të vendeve të treta me vizë valide britanike, amerikane dhe kanadeze

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Vendimi për pezullimin e përkohshëm të vizave për qëndrim afatshkurtër (viza C) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shtetas të huaj posedues të dokumenteve valide të udhëtimit, të cilët posedojnë vizë valide britanike, amerikane dhe kanadeze, ka miratuar Qeveria në seancën e 214-të. 

Me këtë vendim, siç sqarojnë sot nga pres-shërbimi qeveritar, për periudhën 1 janar viti 2024 deri më 31 dhjetor të vitit 2024, hiqen vizat për qëndrim afatshkurtër (viza C) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shtetas të huaj bartës të dokumenteve valide rrugore në vende të treta, të cilët posedojnë vizë valide britanike, amerikane dhe kanadeze, me ç'rast gjatësia e qëndrimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të jetë më së shumti deri në 15 ditë, ndërsa rëndësia e validitetit të vizës britanike, amerikane dhe kanadeze duhet të jetë 5 ditë më e gjatë nga qëndrimi i planifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç është elaboruar nga propozuesi, Ministria e Punëve të Jashtme, në periudhën 2016-2023, janë hequr përkohësisht vizat për qëndrim afatshkurtër (viza C) në vend (90 ditë gjatë 180 ditëve, të llogaritura nga dita e hyrjes së parë), e llogaritur për shtetasit e vendeve të treta që kanë një vizë të vlefshme britanike, amerikane dhe kanadeze.

“Duke pasur parasysh efektet pozitive të këtij vendimi në tërheqjen e turistëve të huaj dhe forcimin e kontakteve biznesore, propozohet të merret një vendim i tillë edhe për vitin 2024”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR