• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska-Valander: Partneritet dhe aleancë e fortë strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Petrovska-Valander: Partneritet dhe aleancë e fortë strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në suaza të takimit ministror të SHBA-së - Karta e Adriatikut u takua me ndihmës sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Selest Valander me të cilën diskutoi për bashkëpunimin mbrojtës të Maqedonisë dhe SHBA-së, trajnimet e përbashkëta dhe stërvitjet si dhe për rolin e vendit tonë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Siç informon Ministria e Mbrojtjes, Petrovska shprehu kënaqësi nga rezultati i takimit të nismës A5 dhe diskutimet e hapura të sesioneve, të cilat, siç citohet, edhe njëherë e konfirmuan vendosmërinë e vendeve - anëtare për bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri, në ballafaqimin me dezinformatat dhe kërcënimet hibride dhe në mbështetje për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura nëpër dialog dhe bashkëpunim.

"Roli i SHBA-së si udhëheqës i nismës është nga vlera e veçantë për suksesin e tij", nënvizoi Petrovska.

Në kuadër të partneritetit dhe aleancës strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, Petrovska falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zhvillimin e kapaciteteve në mbrojtje.

"Ne jemi të përkushtuar ndaj aleancës dhe mbështetjes reciproke. Jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen amerikane të deritanishme në zhvillimin e Armatës  së Maqedonisë dhe veçanërisht në modernizimin dhe pajisjen e forcave të armatosura. Maqedonia e Veriut po i kushton vëmendje të veçantë këtij procesi, me një rritje të vazhdueshme të investimeve në mbrojtje që do të vazhdojë edhe në vitin 2024", tha ministrja.

Petrovska iu referua gjithashtu stërvitjeve të përbashkëta, të cilat ajo tha se janë mënyra më e mirë për të ndërtuar ndërveprueshmërinë midis aleatëve.

"Ne e vlerësojmë shumë çdo mundësi për të praktikuar dhe stërvitur së bashku, sepse kështu mësojmë nga njëri-tjetri dhe për njëri-tjetrin. Këto stërvitje na bëjnë më të fortë dhe më të sigurt", theksoi Petrovska, e cila përmendi edhe poligonin "Krivolak" si një objekt që e ka treguar vlerën e tij si terren në vitet e fundit.

Ministrja Petrovska dhe ndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes Vallander diskutuan edhe sfidat e sigurisë globale, ndërsa dënuan edhe një herë agresionin rus kundër Ukrainës.

Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes Vallander theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë rolin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për stabilitetin e rajonit dhe do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në zhvillimin e aftësive mbrojtëse. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR