Petrovska - Xhoana: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar dhe të qartë në qëllim - siguri në territorin e NATO-s dhe dënim i agresionit rus ndaj Ukrainës
- Vendet-anëtare janë të bashkuara dhe të përkushtuara në sigurinë e Aleancës si asnjëherë më parë dhe se kjo është qartë e dukshme përmes hapave të cilat i ndërmerr NATO në përforcimin e proceseve për transformimin, konkluduan sot në selinë e NATO-s në Bruksel ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe Mirçea Xhoana, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Aleancës.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:39, 22 mars, 2023
Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Vendet-anëtare janë të bashkuara dhe të përkushtuara në sigurinë e Aleancës si asnjëherë më parë dhe se kjo është qartë e dukshme përmes hapave të cilat i ndërmerr NATO në përforcimin e proceseve për transformimin, konkluduan sot në selinë e NATO-s në Bruksel ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe Mirçea Xhoana, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Aleancës.
Në kontekst të transformimit të mbrojtjes që Maqedonisë së veriut, ministrja Petrovska nënvizoi se vendi mu prej fillimit, qartë dhe pa hamendje u kahëzua drejt përmbushjes së qëllimeve të ndara për aftësi përmes caktimit adekuat të mjeteve financiare. Përmendi se këtë vit, Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 30 për qind për modernizim që e tregon edhe vullnetin politik për përmbushje të obligimeve tona.
Zëvendës-sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Xhoana porositi se qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është i njejtë si edhe qëndrimi i të gjithë aleatëve dhe shprehi falënderim për rolin e vendit në prëforcimin e sigurisë kolektive të NATO-s.
Në selinë e NATO-s, ministrja u takua edhe me kryesuesin e Komitetit ushtarak të Aleancës, admiralin Robert Bauer, me të cilin bisedoi për kontributin e vendit në forcat multinacionale në suaza të Pranisë së përforcuar në krahun lindor të NATO-s. Plotësosht u njoftua edhe me proceset e transformimit ushtarak të Aleancës veriatlantike. ab/
Foto: Ministria e Mbrojtjes