• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Vendi është i sigurt, investojmë në pajisje të reja dhe moderne dhe monitorojmë situatën në rajon

Petrovska: Vendi është i sigurt,  investojmë në pajisje të reja dhe moderne dhe monitorojmë situatën në rajon

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Vendi është i sigurt, po investojmë shumë në pajisje të reja dhe moderne dhe po e monitorojmë me vigjilencë situatën në rajon, theksoi sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

"Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit u konfirmua ajo që unë dhe kolegët e mi e kemi thënë gjatë periudhës së kaluar, se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i sigurt dhe për momentin nuk kemi gjetur kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Ajo që u konfirmua edhe në Këshill është koordinimi i shkëlqyer që e kanë shërbimet e sigurisë-inteligjencës në vendin tonë, të cilat në mënyrë të saktë dhe në kohë i ndajnë informacionet që arrijnë tek ata përmes kanaleve të ndryshme dhe nga burime të ndryshme", theksoi Petrovska në "Tema e ditës" në edicionin qendror të ditarit në RTVM.

Ministrja theksoi se po monitorohet edhe situata në rajon, kryesisht në Kosovë, ku me vendim të Qeverisë dy javë më parë, së shpejti kontingjenti i Maqedonisë së Veriut do të shtohet me një togë shtesë.

Në lidhje me mbështetjen për Ukrainën, Petrovska informoi se është pranuar një kërkesë e re për dhurimin e pajisjeve ushtarake, të cilën Shtabi i Përgjithshëm aktualisht është duke e analizuar.

Për furnizimin e Armatës së Maqedonisë, ministrja theksoi se analiza për furnizimin e droneve është gati dhe se planifikohet të përdoren edhe për nevoja ushtarake dhe civile. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR