• e premte, 27 dhjetor 2024

Petrovska: Tanket për Ukrainën janë transportuar dhe me donacionin e tyre nuk prishet gatishmëria luftarake e Armatës

Petrovska: Tanket për Ukrainën janë transportuar dhe me donacionin e tyre nuk prishet gatishmëria luftarake e Armatës
Shkup, 16 gusht 2022 (MIA) – Tanket të cilat janë pjesë e tri vendimeve për donacionin e ndihmës ushtarake dhe armatimit për Ukrainën janë transportuar dhe me donacionin e tyre nuk prishet gatishmëria luftarake e Armatës sonë, informoi sot ministrja e Mbrojtjes, Slajanka Petrovska. Ajo, në emisionin "Tema e ditës" në TV Sitel, deklaroi se Ministria deri më tani nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës, solli tre vendime politike në Qeveri, që ende janë klasifikuar për shkak të çështjeve të sigurisë, megjithatë shumë shpejt në propozim të ministres do të deklasifikohen edhe në formë të përshtatshme do t'i kumtohet publikut çka saktë e kemi dhuruar. Petrovska tha se bëhet fjalë për pajisjen e gjeneratës së tretë jo perspektive, e cila për një kohë të shkurtër do të duhej të jetë objekt i shkatërrimit. Duke shpjeguar pse janë klasifikuar, Petrovska tha se në fillim të gjitha vendet që kanë dhuruar kanë deklaruar në mënyrë transparente, por më pas ka pasur kërkesë që të mos jetë aq transparente për arsye sigurie. "Kur do ta sjellin vendimin dhe kur do ta jepni përmbajtjen që dhurohet, atëherë vijon procesi i transportit të asaj pajisje. Dhe kjo, natyrisht, mund të përfaqësojë gjithashtu një rrezik sigurie në këto rrethana. Vetëm për këtë menduam në atë moment", tha Petrovska. Ministrja sqaron pse donacioni nuk ndikon në Armatën tonë, thekso se në procesin e aderimit të shtetit tonë në NATO janë bërë shumë plane lidhur me atë si do të jetë struktura e Armatës tonë, por edhe për atë çka do të thotë gatishmëria luftarake e Armatës tonë dhe çfarë lloji i armatimit ne duhet të posedojmë. Në ato plane, siç shtoi ai, është paraparë saktësisht se cilat kapacitete do t'i zhvillojmë dhe të gjitha planet e tjera për modernizimin e Ushtrisë, si dhe plani afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse, janë bërë në atë drejtim. “Nuk duhet të harrojmë se pasi jemi vend anëtar i NATO-s, sigurinë tonë e ndajmë së bashku me vendet e tjera anëtare dhe jemi pjesë e sistemit të sigurisë kolektive",  konkludon Petrovska. Duke iu përgjigjur pyetjes, Petrovska paralajmëroi se do të furnizohen helikopterë të rinj me platformë perëndimore të cilat janë multifunksionale dhe kjo është në linjë të planeve për zhvillimin e aftësive mbrojtëse dhe kapacitete të armatës tonë. "Në shikim të furnizimit të sistemit për mbrojtje kundërajrore, marrëveshja tashmë është finalizuar, unë në fillim të shtatorit do të shkoj në Paris për vizitë njëditore dhe ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes të Francës do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. Marrëveshjet tjera janë në fazë më të avancuar", tha Petrovska. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR