• e diel, 14 korrik 2024

Petrovska: Takimi me O'Brajan edhe një konfirmim për mbështetjen e fuqishme amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Petrovska: Takimi me O'Brajan edhe një konfirmim për mbështetjen e fuqishme amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Në takim me Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, edhe një konfirmim për mbështetjen e fuqishme amerikane për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shkroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në profilin e saj në Fejsbuk.

Integrimi është kyç për garantimin e sigurisë dhe prosperitetit të rajonit dhe të Maqedonisë së Veriut, shkroi Petrovska. 

"SHBA-ja është partnerja më e afërt globale e Bashkimit Evropian. Me Maqedoninë e Veriut si anëtare, BE-ja do të jetë më e fuqishme dhe më e bashkuar. Qytetarët e Maqdonisë së Veriut i jetojnë vlerat evropiane dhe për këtë ne i takojmë familjes së madhe të popujve evropianë. Integrimi është edhe përgjigja më e mirë në përpjekjet gjithnjë e më të shumta për ndikime të dëmshme të palëve të treta në rajon. Të sjellim vendime të guximshme të cilat do ta hapin rrugën drejt një të ardhme më të begatë për qytetarët tanë", shkroi në Fejsbuk ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Sllavjanka Petrovskës
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR