• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Partneriteti me Gardën Kombëtare të Uermontit nuk është vetëm dokument i shkruar, por dorë dhe mbështetje e ofruar

Petrovska: Partneriteti me Gardën Kombëtare të Uermontit nuk është vetëm dokument i shkruar, por dorë dhe mbështetje e ofruar

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Mbrojtjes sonte u shënua 30-vjetori i partneritetit mes Armatës së Repulikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Uermontit. 

Në paraqitjen e saj, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska këtë partneritet e vlerësoi si dorë të ofruar dhe mbështetje të vazhdueshme të ndërsjellë. 

"Ky partneritet nuk është thjesht një dokument i nënshkruar, por dorë dhe mbështetje e vazhdueshme e ofruar gjatë gjithë këtyre 30 viteve. Tridhjetë vjet të shënuara me mbi 350 aktivitete – , ushtrime, stërvitje, trajnime nëpër të cilat kaluan më shumë se 1.800 pjesëtarë të armatës, por edhe një mision të jashtëzakonshëm, i vështirë, i ndërlikuar, i rrezikshëm, por megjithatë i suksesshëm. Misioni i përbashkët i ushtarëve nga Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja në Afganistan në vitin 2010, edhe pse ishte misioni i parë i përbashkët, rezultatet janë më se të shkëlqyera", tha Petrovska.

Ajo theksoi se suksesi nga partneriteti i cili është arritur sot shihet në sukseset e Armatës së Maqedonisë së Veriut e cila, siç tha, është armatë aleate e cila investon në fuqinë e saj dhe vepron me sukses në misionet dhe stërvitjet me armatat aleate. 

"Më vjen mirë që shembulli pozitiv i bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes po fillon dhe po aplikohet gjithnjë e më shumë në sektorë të tjerë të vendit. Uroj që përvjetori i 40-të të shënohet me suksese edhe më të mëdha dhe kuptohet më e rëndësishmja, miqësi të përhershme", porositi ministrja. 

Komandanti i Gardës Kombëtare të Uermontit, gjeneral major Gregori Najt theksoi se këmbëngulja dhe përkushtimi i njerëzve të cilët janë pjesë e këtij bashkëpunimi janë më meritorët për partneritetin e suksesshëm mes dy vendeve. 

"Unë marrë pjesë në mënyrë aktive në këtë partneritet pothuajse gjysmën e jetës sime, shumë prej nesh këtu ndajmë këtë jetëgjatësi, këtë këmbëngulje dhe përkushtim të njerëzve edhe ata nga Uermonti edhe ata nga Maqedonia e Veriut e kanë bërë këtë partneritet, këtë miqësi kaq të suksesshme. Ajo që është e rëndësishme është të përcjellim njohuritë dhe përvojën tonë dhe t'i bëjmë brezat tanë të ardhshëm edhe më të suksesshëm", tha gjenerali Najt.

Në këtë solemnitet ishin ndarë edhe mirënjohje për kontribut në kuadër të partneritetit 30-vjeçar, ndërsa do të jetë e hapur edhe ekspozitë me fotografi nga aktivitetet e përbashkëta të Armatës dhe Gardës Kombëtare. fc/

Fotografitë: MIA/MM

QËNDRONI TË LIDHUR