Petrovska për vizitë pune në Greqi, takim me ministrin grek për mbrojtje nacionale, Panagiotopulos dhe vizitë në Panairin ndërkombëtar për armatim
- Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Greqinë gqinje, ku do të tkaohet me kolegun e saj grek, ministrin për mbrojtje nacionale, Nikollas Panagiotopulos, ndërsa do ta vizitojë edhe Panairin ndërkombëtar për mbrojtje dhe armatim, DEEFA 23.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:01, 9 maj, 2023
Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Greqinë gqinje, ku do të tkaohet me kolegun e saj grek, ministrin për mbrojtje nacionale, Nikollas Panagiotopulos, ndërsa do ta vizitojë edhe Panairin ndërkombëtar për mbrojtje dhe armatim, DEEFA 23.
Në takimin në Athinë, kumtuan nga MM, ministrat Petrovska dhe Napagiotopulos do të bisedojnëp për gjendjen e sigurisë në Evropë dhe rajon, për nevojën e përshpejtimit të proceseve integruese, si dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral mbrojtës.
Ministrja Petrovska do ta vizitojë edhe panairin ndërkombëtar DEEFA 23, ku është ekspozuar pajisja dhe armatimi më i ri dhe më i sofistikuar ushtarak, dhe atë nga ana e 346 ekspozuesve nga 28 vende. Në panair priten vizitorë nga 77 vende të botës, përfshirë edhe ministrat e mbrojtjes të Sllovakisë dhe të Qipros. ab/
Foto: MIA arkivi