• e premte, 27 dhjetor 2024

Petrovska për MIA-n: Do të ketë përmendore në tri lokacionet për të cilat kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes

Petrovska për MIA-n: Do të ketë përmendore në tri lokacionet për të cilat kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Do të ketë përmendore në tri komunat për të cilat kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes. Paraqitja e iniciativave është vetëm fillimi dhe jo fundi i procedurës, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska për MIA-n, duke komentuar qëndrimin e Komunës së Zhelinës ndaj letrës së Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesën për ngritjen e përmendores për dhjetë të vrarët në Karpallak 22 vjet më parë. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se Petrovska duhet të kontaktojë Ndërmarrjen publike të rrugëve shtetërore për ndërtimin e përmendores.

"Kryetari i Komunës së Zhelinës të veprojë sipas iniciativës, e cila është e shkruar në mënyrë të lexueshme dhe të qartë, ku citohen dispozitat e Ligjit nga Ligji për monumentet memoriale dhe përmendoret", tha Petrovska. 

Ajo shtoi se “në kushtet kur ndërtimet e gjysmës së komunës janë ndërtime pa leje, nuk është shumë urtë të më japë këshilla ligjore”.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski se Komuna e Butelit është e gatshme të ndërtojë përmendore për tetë mbrojtësit, thotë se është e lumtur që e ka inkurajuar kryetarin e Butelit pas dy vitesh mandati që “të fillojë të mendojë për një përmendore të tillë dhe e inkurajoj që të veprojë sipas iniciativës së Ministrisë së Mbrojtjes, në vend që të bëjë populizëm nga kjo temë”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR