• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska për "Ekonomist": Armata e Maqedonisë kalon në një proces modernizimi të paparë deri më tani në historinë e saj

Petrovska për

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në edicionin e sivjetmë "Bota në vitin 2024" të revistës së njohur "Ekonomist", u përqendrua në disa procese zhvillimore në mbrojtje dhe në Armatë, veçanërisht në procesin e modernizimit dhe pajisjes së saj, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

"Në fushën e modernizimit, i kemi parë frytet e asaj që e kemi bërë me vite të tëra - fillimisht përmes rritjes së buxhetit të mbrojtjes, i cili këtë vit është në nivelin 1.85 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, si dhe përmes dyfishimit të një të tretës së këtyre fondeve dhe investimi i tyre në pajisje të reja dhe moderne", theksoi ministrja

Ajo theksoi se Armata këtë vit tashmë është pajisur me 32 automjete të blinduara moderne JLTV dhe ky numër do të rritet në periudhën e ardhshme, ndërsa janë nënshkruar edhe kontratat për blerjen e automjeteve të blinduara të tipit "Strajker".

Për nevojat e Armatës blihen sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore nga Franca, sisteme të artilerisë nga Turqia, kemi futur një zgjidhje sistemore për mirëmbajtjen e aeroplanëve ekzistues ushtarak deri në blerjen e helikopterëve të rinj, tashmë janë në proces remonti dy helikopterë transportues në Republikën Çeke dhe të njëjtat pritet të kthehen në Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të vitit 2024 dhe ka filluar edhe procesi i blerjes së dronëve për nevojat e shtetit", tha ministrja.

Petrovska në intervistë theksoi se pjesëtarët e Armatës e meritojnë këtë pajisje sepse janë profesionistë të lartë të cilët gjithmonë dhe kudo janë të gatshëm për t'iu ndihmuar qytetarëve.

Ajo paralajmëroi se si këtë vit edhe në vitin 2024 përqindja e synuar për modernizim do të jetë e ngjashme, por se buxheti i mbrojtjes do të rritet në nivelin 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Për vitin 2024, Petrovska shprehu pritjen e saj që para së gjithash punonjësit e mbrojtjes, si hallkë kyçe në sistemin e mbrojtjes, të marrin vendin që meritojnë, sikurse me ndryshimet e miratuara në Ligjin për shërbime, dukshëm është përmirësuar standardi i pjesëtarëve të Armatës.

Në kuadër të situatës gjeopolitike dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, ministrja ndau dëshminë e saj nga vizita e saj në këtë vend, duke theksuar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta mbështesë atë, konform kërkesave të tyre dhe mundësive tona të përcaktuara nga Shtatmadhoria

Petrovska tha se ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e sigurisë kolektive të NATO-s, përmes pjesëmarrjes në kuadër të forcave shumëkombëshe të Aleancës në Bullgari, Rumani dhe Letoni, duke kontribuar në të njëjtën kohë në misionin e NATO-s të KFOR-it dhe misionin e BE-së në BeH, ALTEA, si një mënyrë për të forcuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. mnb/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR