• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska: Nuk ekziston kërcënim real për sigurinë e shtetit

Petrovska: Nuk ekziston kërcënim real për sigurinë e shtetit

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Nuk ekziston kërcënim real për sigurinë në Maqedoninë e Veriut, deklaroi sonte ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

Në emisionin "Klik plus" në TV 21, Petrovska tha se institucionet me sukses e kryejnë punën e tyre dhe se kërcënime për sigurinë nuk ka. 

"Absolutisht, vlerësimet, analizat dhe informacionet që i kemi thonë se deri në këtë moment nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë në Maqedoninë e Veriut", theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Në lidhje me rastin e pretendimit për ngacmim seksual në Armatë, të cilin e ka aktualizuar sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se deri më tani nuk ka qenë e informuar për një rast të tillë.

"Nëse diçka më arrin si informacion, gjithmonë pa hezitim dhe pa bërë vetë hetim, menjëherë telefonoj shefin e inteligjencës ushtarake dhe informoj për të gjitha informacionet që më kanë arritur", deklaroi Petrovska. fc/

Fotografia: Printksrin

QËNDRONI TË LIDHUR