• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska: Një komision do të hetojë rastin e uljes së detyruar të helikopterit të armatës

Petrovska: Një komision do të hetojë rastin e uljes së detyruar të helikopterit të armatës

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Do të formohet një komision i cili do të duhet në detaje të hetojë rastin me helikopterin e ARM-së, i cili dje bëri ulje të detyrueshme në rajonin e fshatrave Konjare e Mesme dhe Poshtme të Shkupit, deklaroi sot ministra e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

"Nuk bëhet fjalë për një helikopter të rënë, por për një ulje të detyruar të një helikopteri në afërsi të Petrovecit, pra nuk është ulur në vetë aeroportin, por në një fushë. Ka ndodhur një defekt i cili është regjistruar gjatë një fluturimi të rregullt trajnues të pilotëve që janë pjesë e Armatës. Edhe pse fillimisht është kryer procedura e duhur për kontrollin e gjendjes së helikopterit para fillimit të fluturimit, nuk u konstatua asnjë defekt, por megjithatë gjatë fluturimit sistemet e paralajmërimit dhanë sinjal se po paraqitet një defekt i motorit, fillimisht siç jam informuar", tha Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fjalimit në konferencën rajonale “Paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim Politikash dhe Konsorciumi SMART Ballkan.

Ajo shtoi se edhe pse bëhet fjalë për një pilot të ri, megjithatë ai ka vepruar sipas procedurave operative standarde, ka njoftuar kontrollin, ka bërë ulje të detyrueshme të helikopterit dhe ka njoftuar edhe eprorët. Helikopteri, shtoi ministrja, ende ndodhet në atë lokacion dhe gjatë gjithë kohës është siguruar nga forcat e ushtrisë.

Petrovska theksoi se komisioni do të duhet të hetojë në detaje se si ka ndodhur ai defekt, nëse bëhet fjalë për ndonjë lëshim apo thjesht gjatë flutirimit është paraqitur defekt që ka ndodhur edhe më par. Sipas saj, kontrollimi i aeroplanëve bëhet rregullisht që të mos ndodhë një situatë të tillë.

 Një helikopter i ARM-së, dje rreth orës 14:30 ka bërë ulje të detyrueshme në zonën e fshatrave Konjare e Mesme dhe e Poshtme, pasi gjatë trajnimit të rregullt të fluturimit  të aviacionit VING, u paraqit njoftim në instrumentet për paraqitje të gabimeve në punën e motorit, informojnë nga Armata. Nuk ka  kurrfarë dëmtime të helikopterit dhe ekuipazhi ka zbritur i sigurt., theksuan nga ARM. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR