• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Nëse kam pasuri të padeklaruar do t'ia dhuroj VMRO DPMNE-së, Kovaçki pretendon se ka korrupsion në MM

Petrovska: Nëse kam pasuri të padeklaruar do t'ia dhuroj VMRO DPMNE-së, Kovaçki pretendon se ka korrupsion në MM
Shkup, 16 nëntor 2022 (MIA) - Në punën time dhe në Ministrinë e Mbrojtjes nuk do të tolerohet asnjë tentativë për korrupsion për asnjë çështje, theksoi sonte ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në lidhje me pohimet e deputetit dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki se jepet ryshfet për pjesëmarrje në misione jashtë vendit nga 3500 deri në 5000 euro, për pranim të ushtarëve profesionistë, si dhe për avancim të ushtarëve në nënoficerë. Kjo shumë, informon Kovaçki në duelin televiziv me Petrovskën në "Vetëm e vërteta" në Kanal 5, sipas njohurive të tij, është rritur në gjashtë mijë euro. Petrovska sqaroi se në MM për këtë rast kohë  të gjatë spekulohet tani për tani, sepse nuk është vërtetuar, se ka korrupsion për shkuarje në misione, edhe për rishpërndarje dhe për kursin e nënoficerëve, dhe se përfundon diku në disa nga zyrat në Ministri. "Që në momentin e parë iu drejtova shërbimeve në Ministrinë e Mbrojtjes që kanë përsipër sigurinë. E bëra atë diku në muajin mars-prill, kur ai lloj informacioni më arriti për herë të parë. Së pari doja të mbroja reputacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës dhe së dyti reputacionin tim sepse i firmos ato vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misione të huaja. Doja të tregoja se nuk kam asgjë për të fshehur, as kam kërkuar, as kam marrë dhe as do të jetë në të ardhmen dhe doja të filloja me shembullin tim personal dhe të them se do të kundërshtojmë çdo përpjekje për korrupsion",  theksoi ministrja Petrovska. Ajo thekson se e mbështet hetimin në vazhdim dhe e ka detyrim fillimisht si ministre, por edhe si qytetare ta denoncojë dhe nënvizoi se e ka bërë. Petrovska e pyeti Kovaçkin nëse ai kishte ndonjë informacion se paratë kishin përfunduar tek ajo, Kovaçki u përgjigj "duhet të hetohet nëse po i merrni paratë apo nëse dikush rreth jush i regullon vendimet që ju të nënshkruani". "Jam i bindur se është dikush rreth jush që merr paratë dhe këtë duhet ta kontrolloni nga ambienti juaj më i afërt", tha Kovaçki. Ai pohon se ende nuk ka hetim për këtë rast të korrupsionit. Ministrja Petrovska theksoi se është e shqetësuar nëse deputeti Kovaçki po i shfrytëzon lidhjet e tij me ish-kolegët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës dhe nga atje po nxjerr informacione të caktuara dhe me vetëdije po ia komunikon opinionit duke dashur të marrë pikë të vogla politike. Deputeti Kovaçki tregoi një dokument të vitit 2021 në të cilin një gjeneral i Armatës me komisionin e tij dyshon dhe pretendon se ushtarët profesionistë janë pranuar në Armatë me pengesa ligjore si paraburgimi për vjedhje të rënda, me një procedurë gjyqësore, pastaj një propozim për ndërprerjen e marrëveshjes për shkak të kufizimit të përhershëm të shërbimit në ushtri, vendim gjyqësor, konstatim i komisionit mjekesor ushtarak për aftësi te kufizuara për shërbim... Dokumentin Kovaçki ia dha ministres Petrovska dhe tha se pret të veprohet menjëherë dhe sonte  të bëhen arrestime. Ministrja Petrovska thekson se asnjëherë nuk e ka keqpërdorur pozitën e saj për qëllime partiake apo për qëllime tjera, gjë që, siç theksoi, nuk është rast edhe me Kovaçkin. "Këtë dokument nuk duhet të ma dorëzoni mua, por duhet ta dorëzoni në Prokurorinë Publike. Unë do ta marr këtë dokument, por nuk jam unë adresa, jam një person i zgjedhur dhe i emëruar politikisht. Përveç detyrimit tim për të raportuar, nuk duhet të ndikoj në hetim në asnjë mënyrë. Duke ma dhënë këtë dokument, ju doni të më implikoni në hetim. Kjo është politikë dhe këtë nuk do ta pranoj", theksoi Petrovska. I pyetur për personat që kanë dhënë ryshfet, Kovaçki theksoi se e vetmja mënyrë që këta persona të hyjnë në Armatë është ose përmes partisë ose përmes pagesës për vendin e punës. "Pra nuk ka rrugë tjetër që kjo të ndodhë nëse nuk bëhet përmes partisë LSDM ose BDI ose nëse kanë dhënë para, gjegjësisht ia kanë dhënë partisë", tha Kovaçki. Ndër të tjera, Kovaçki e pyeti ministren Petrovska pse në pyetësorin e KSHPK-së i ka raportuar dy kredi dhe një kartelë kreditore, por nuk ka raportuar pasurinë. Petrovska u përgjigj se gjithçka që kishte ishte raportuar. Petrovska pyeti nëse Kovaçki i keqpërdor kontaktet e tij në mbrojtje për të fituar pikë politike dhe theksoi se në emisionin e sontëm ka publikuar edhe një lajm të rremë lidhur me fletën e anketimit të saj, për të cilin ka kërkuar falje. "Nëse kam pasuri të padeklaruar do t'ia dhuroj VMRO DPMNE-së dhe gjithsesi me vendim të gjykatës  u është konfiskuar prona. I gjithë veprimi i VMRO-DPMNE-së, përfshirë edhe deputetin Dragan Kovaçki, është i bazuar në gënjeshtra", tha ministrja Slavjanka Petrovska. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR