• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska nënshkroi marrëveshje për furnizim të pjesëve për aeroplanë nga Çekia

Petrovska nënshkroi marrëveshje për furnizim të pjesëve për aeroplanë nga Çekia

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori çek Jarosllav Ludva sot në Ministri nënshkruan Marrëveshje kornizë me të cilën për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut në mënyrë sistematike zgjidhen sfidat me furnizim me kohë të pjesëve rezervë, korrigjim të pjesëve dhe furnizim me material shpenzues për nevojat e helikopterëve transportues Mi-8/17, helikopterët Bel 206 dhe aeroplanët Zlin 242L.

Nga MM njoftuan se Marrëveshja kornizë është në vlerë prej pesë milionë euro, ndërsa marrëveshja është aktive gjatë pesë viteve të ardhshme, gjegjësisht deri në vendosjen në përdorim të platformave të reja të helikopterëve të cilat janë planifikuar për furnizim në bazë të Planit për modernizim të Armatës.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, e përgatitur sipas parimit Qeveri me Qeveri që i përjashton të gjitha mundësitë për çfarëdo lloj korrupsioni në këtë proces, ministrja Petrovska ka theksuar se kjo ditë është një nga ditët më të ndritshme për aviacionin ushtarak të Maqedonisë së Veriut duke pasur parasysh se ajo mundëson dërgesë me kohë dhe të shpejtë të çfarëdo lloj pjesëve të nevojshme për funksionalitet të plotë të aeroplanëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Aviacioni ushtarak është përballur me mangësi sistemike në furnizimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe aeroplanëve, gjë që po zgjidhet sot me Marrëveshje kornizë që nënkupton funksionimin e plotë të helikopterëve dhe aeroplanëve në kuadër të Armatës, deri në furnizimin dhe vënien në punë të helikopterëve të rinj për të cilët pres që së shpejti të merret edhe vendim", tha ministrja në takim.

Petrovska ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me Republikën Çeke dhe me Entin e mirëmbjatjes së aviacionit "LOM-Praga", të cilët për momentin kryejnë remont të dy helikopterëve transportues të armatës.

Në kumtesë bëhet e ditur se ambasadori çek Ludva është falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje, rezultat i të cilit është kjo marrëveshje dhe porositi se "LOM - Praga" është qendër remonti e cila funksionon sipas standardeve më të larta të Aleancës.

"LOM-Praga" është kompani shtetërore çeke në një vend anëtar të Aleancës që lehtëson seriozisht procesin e kontrollit të cilësisë dhe garanton vlefshmërinë e pjesëve rezervë. Pas analizave të bëra nga stafi ekspert në Ministri dhe Shtatmadhori, kjo kompani është veçuar si kompania më e përshtatshme për këtë lloj shërbimi. Ministria e Mbrojtjes ka përvoja jashtëzakonisht pozitive në bashkëpunim me këtë kompani, veçanërisht në lidhje me remontin e dy helikopterëve transportues të armatës që duhet të kthehen në vend në gjysmën e parë të vitit 2024, sqarohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. fc/

Fotografia: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR