• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska në takimin ministror të Samitit të NATO-s: TË bashkuar dhe të vendosur në garantimin e sigurisë nacionale dhe kolektive

Petrovska në takimin ministror të Samitit të NATO-s: TË bashkuar dhe të vendosur në garantimin e sigurisë nacionale dhe kolektive

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Minsitrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Vilnus mori pjesë në takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të vendeve - anëtare të NATO-s që u mbajt në suaza të Samitit të liderëve të Aleancës, kumtoi MM.

Në takimin ministror u bë fjalë për përforcimin e mbrojtjes dhe kthimin si koncept me të cilin garantohet siguria dhe stabiliteti i sferës euroatlantike, për investim të së paku 2% të bruto-prodhimit vendor për mbrojtje, ndërkaq u bë fjalë edhe për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

Në atë kontekst, minsitrja Petrovska theksoi se Maqedonia e veriut është aleate aktive dhe kredibile e cila jep mbështetje reale në përforcimin e krahut lindor të NATO-s, dukshëm përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Armatës në kuadër të forcave multinacionale të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani.

Lidhur me investimin në mbrojtje, Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë vitin e ardhshëm do të ndajë 2 për qind nga BPV-ja e vet për mbrojtje, me çka, krahas ndarjes të së paku 20 për qind nga buxheti i mbrojtjes për modernizim, do ta përmbushim edhe këtë kriter të rëndësishëm.

Aleatët janë dakorduar të vazhdojë mbështetja për Ukrainën, u tha në takim, ndërsa ministrja Petrovska e ceki rolin e Maqedonisë së Veriut në këtë kontekst.

Takimet në kuadër të Samitit të liderëve të NATO-s vazhdojnë edhe nesër, kur ministrja Petrovska do të marrë pjesë edhe në takimin e punës me gratë-lidere, ministre të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të vendeve aleate, thuhet në kumtesën e MM-së. ab/

Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR