• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska: Në MPB janë shpërndarë mbi 50 vendime të kundërligjshme për pozicionimin e nëpunësve policor

Petrovska: Në MPB janë shpërndarë mbi 50 vendime të kundërligjshme për pozicionimin e nëpunësve policor

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Deputetja e LSDM-së dhe ish ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në profilin e saj në Fejsbuk bëri të ditur se brenda 7 ditëve në MPB “janë ndarë” nën presione dhe kërcënime, siç ka shkruar ajo, "mbi 50 vendime të kundërligjshme për pozicionimin e nëpunësve të policisë, disa prej tyre edhe në poste drejtuese”.

"Në Agjencinë për zbulim është emëruar zëvendësdrejtore pa përvojën e nevojshme me ligj. Po përgatiten militantë partiak edhe në ASK dhe Shërbimet e inteligjencës ushtarake. Edhe Mickoski paralajmëron reformë të re të shërbimeve të sigurisë dhe unifikimin e tyre? Jo, ky do të jetë shtet policor partiak me koncentrim të pushtetit tek një Goran Grujovski i ri", ka shkruar Petrovska në Fejsbuk.

Foto: Fejsbuku i Sllavjanka Petrovskës


 

QËNDRONI TË LIDHUR