• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Në Kuvend është bllokuar ligji që sjell shumë lehtësime për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Petrovska: Në Kuvend është bllokuar ligji që sjell shumë lehtësime për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Një projekt madhor serioz i Ministrisë së Mbrojtjes që sjell përfitime për punonjësit e Ministrisë është bllokuar me mbi 1000 amendamente. Është e rëndësishme sepse jep një mundësi shumë më të madhe për të menaxhuar proceset në ministri dhe më e rëndësishmja, ajo me të cilën përballemi çdo ditë është plotësimi i kuadrit që janë një specialitet kritik, pra informaticientët  të cilët për ne janë thelbësorë për shkak të garantimit të sistemit për mbrojtje kibernetike, theksoi sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Ajo në "Vetëm intervistë" në Kanal 5, përveç bllokimit të Ligjit për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes,  foli edhe për modernizimin e Armatës, blerjen e pajisjeve të reja dhe moderne dhe mbështetjen për Ukrainën.

Petrovska shtoi se ligji i bllokuar sjell edhe lehtësime të tjera, si bursa për kuadrin e ri, por edhe përmirësimin e statusit të punonjësve ekzistues, të cilët theksoi se në periudhën e kaluar kanë punuar në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes së këtij vendi dhe janë njerëzit që  e sollën vendin në NATO. Ajo përsëriti se është e gatshme për një debat thelbësor për përmirësimin e tekstit të ligjit, ndërsa për amendamentet e dorëzuara jo thelbësore tha se tregojnë që nuk ka interes për një debat të tillë.

Lidhur me donacionet për Ukrainën, ministrja tha se vendimet negative për donacione merren kur pajisjet e kërkuara janë pjesë e formacionit të Armatës dhe informoi se në seancën e fundit të Qeverisë, kërkesës së fundit i është përgjigjur pozitivisht.

Për modernizimin e Armatës, ajo informoi se dorëzimi i parë i automjeteve të blinduara Strajker është planifikuar për vitin 2025, si dhe se oferta për blerjen e tetë helikopterëve të rinj për Armatën nga kompania "Leonardo" është zgjedhur si më e mira  dhe theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të lidhet kontrata e prokurimit dhe shtoi se dorëzimi sipas planeve pritet në vitin 2028.

Ajo theksoi se sipas Marrëveshjes Kornizë të lidhur me një kompani nga Republika Çeke, e lidhur sipas parimit Qeveri-me-Qeveri, një pjesë e madhe e flotës së aviacionit është në funksionim dhe se pas kthimit të dy helikopterëve nga remonti i cili sipas planeve do të kryhet në prill të këtij viti, do të jenë në funksion pesë helikopterë transportues, si dhe helikopterët Bell dhe avionët e tipit Zlin.

Ministrja u kthye edhe në prodhimin e dronëve, për të cilin tha se është projekt i një kompanie private, ATS - grup i cili sipas Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar do të ketë ndihmë profesionale nga profesionistë të Ministrisë dhe Armatës dhe shprehu pritshmëri që së shpejti këta dronë të jenë pjesë e formacionit të Armatës. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR