• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska në “Krivollak”: Investimi në ju është investimi në ardhmërinë tonë

Petrovska në “Krivollak”: Investimi në ju është investimi në ardhmërinë tonë
Krivollak, 1 korrik 2022 (MIA) – Me shfaqje të stërvitjes, në të cilën ishin të përfshira të gjitha aktivitetet stërvitore në dy javët e kaluara, sot në poligonin e Armatës “Krivollak” në mënyrë solemne u mbyll projekti ndërkombëtar dhe mbrojtës dhe i sigurisë “Kampi veror 2022”. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, që së bashku me përfaqësues të Lartë të Shtatmadhorisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes mori pjesë në mbylljen e kampit, të organizuar nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”, theksoi se të gjithë pjesëmarrësit treguan përkushtim të madh në atë që bëjnë. “Kjo do të thotë se investim në ju është investim në të ardhmen tonë”, tha ministrja Petrovska. Në “Kampin veror 2022” morën pjesë 90 studentë dhe kadetë nga 16 vende aleate dhe partnere. Shqipëria, Austria, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgaria, Gjermania, Kroacia, Italia, Kosova, Latvia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Romania, SHBA, Hungaria dhe nga Maqedonia e Veriut. Të gjitha ata, siç u tregua, ka mundësi të marrin pjesë dhe të japin kontribut aktiv në realizimin e operacioneve multinacionale të simulimit, në mbështetje të paqes në fazën e stabilitetit, rikonstruktimit dhe ndërtimit të paqes. Pjesë e pjesëmarrësve në “Kampin veror 2022”, thanë për MIA-n, se dy javët e kaluar kanë punuar në mënyrë ekipore, kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë bërë miqësi të reja. Kanë njohur kulturën lokale dhe kanë dhënë kontribut në bashkësinë lokale. Ata theksuan se ditët e kaluara këtu, do u mbesin mbresë e mirë. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR