• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska: MM nuk e përjashton mundësinë të pranojë për trajtim ushtarë nga Ukraina

Petrovska: MM nuk e përjashton mundësinë të pranojë për trajtim ushtarë nga Ukraina

Ohër, 9 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot nga Ohri tha se dikasteri që drejton nuk e përjashton mundësinë, konform vlerësimeve të bëra dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë t’i vendos në dispozicion kapacitetet për trajtimin e ushtarëve nga Ukraina.

"Në kuadër të MM-së ka kapacitete që mund të vihen në dispozicion. Në këtë iniciativë do të përfshihen më shumë institucione, por si MM jemi të gatshëm që pozitivisht t'u përgjigjemi kërkesave të tilla", ka thënë Petrovska.

Ministrja e Mbrojtjes, duke komentuar deklaratën e fundit të presidentit francez Emanuel Makron, thekson se vendi mbështet Ukrainën dhe luftën e saj, por se nuk dërgon ushtarë në tokën ukrainase.

"Kjo nuk është diskutuar fare, në takimin e fundit ministror në Bruksel nuk është diskutuar fare për dërgimin e ushtarëve. Por, përkrahje në forma të tjera – po", ka thënë ministrja Petrovska.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR