• e premte, 27 dhjetor 2024

Petrovska me urim për qytetarët: Pavarësia nuk është vetëm fjalë, është fryma e popullit të bashkuar me vlera të përbashkëta dhe ëndrra për të ardhmen

Petrovska me urim për qytetarët: Pavarësia nuk është vetëm fjalë,  është fryma e popullit të bashkuar me vlera të përbashkëta dhe ëndrra për të ardhmen

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska me video-mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut uroi Ditën e Pavarësisë, 8 Shtatorin.

Në urim, ministrja Petrovska porositi se pavarësia nuk është vetëm fjalë, por është fryma e popullit të bashkuar me vlera dhe ëndrra të përbashkëta për të ardhmen dhe se vendimet e guximshme janë themeluar  në mosbindjen maqedonase. Krenarë për të kaluarën, porositi ministrja, i përkulemi historisë, por duke jetuar në të tashmen të bashkohemi për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

"Mijëra faqe të shënuara në gjuhën maqedonase tregojnë për luftën dhe mosbindjen  të cilat kundërshtohen  në çdo përpjekje që kjo tokë të robërohet. 

Pavarësia nuk është vetëm fjalë, por është fryma e popullit të bashkuar me vlera të përbashkëta dhe ëndrra për të ardhmen.

Gëzuar ditën e Pavarësisë, thuhet në urimin e ministres Petrovska. sa/

Foto: MIA/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR