• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska me përfaqësues të "LOM-Praga": Dërgesa me kohë e helikopterëve, që do të realizohet këtë pranverë, e konfirmon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve

Petrovska me përfaqësues të

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në VING-un e aviacionit, ka realizuar takim me drejtorin ekzekutiv të Institutit të riparimit të aviacionit "LOM-Pragë", Jiri Protiva dhe me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.

"Pas shumë viteve kemi partner për bashkëpunim, i cili e garanton funksionimin dhe mirëmbajtjen e aeroplanëve tanë. Ne dëshirojmë pajisje, e cila do të jetë operative dhe pikërisht falë dy marrëveshjeve, qeveri me qeveri, për riparim, për furnizim të pjesëve rezervë dhe për stërvitje të personelit për mirëmbajtjen e aeroplanëve, tani kemi partner, në të cilin mund të mbështetemi", tha ministrja Petrovska, kumtuan sot nga MM.

Ajo e ka potencuar rëndësinë nga plotësimi i marrëveshjes, që do të thotë edhe ngritjen e kapaciteteve të VING-ut të aviacionit.

"Dërgesa me kohë e dy helikopterëve është shenjë e mirë dhe e konfirmon bashkëpunimin e mirë dhe relacioniet pozitive mes dy vendeve tona. Realizimi i kësaj marrëvehsje paraqet shembull pozitiv për vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në sferën e mbrojtjes", tha Petrovska.

Drejtori ekzekutiv i LOM-Pragë", Jiri Protiva, siç qëndron në kumtesë, ka dërguar falënderim për takimin e sotëm dhe ka potencuar se dy marrëveshjet plotësohen në tërësi. Ai ka shtuar se dërgesa do të jetë me kohë dhe në fazat e ardhshme në pajtim me marrëveshjet është edhe stërvitja e personelit për mirëmbajtjen e aeroplanëve. 

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Vlladimir Ançev, konsulli i Republikës Çeke, David Çernohorski, komandanti i VING-ut, koloneli Igorço Stoimenovski dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe VING-ut të aviacionit. bsh/

Foto: Miniatria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR