• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Me ndryshimet kushtetuese përforcohet identiteti maqedonas dhe vazhdohet rruga drejt BE-së

Petrovska: Me ndryshimet kushtetuese përforcohet identiteti maqedonas dhe vazhdohet rruga drejt BE-së

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska porositi se ndryshimet kushtetuese janë mënyra e vetme për vazhdim të rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe se ashtu plotësisht do të përforcohet identiteti maqedonas.

"Ndryshimet kushtetuese janë mënyra e vetme për ta vazhduar rrugën drejt integrimit evropian të shtetit tonë. Dhe siç thanë shumica e përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, nuk ekziston mënyrë tjetër. Mendoj se u mbetet akterëve vendorë të skenës politike në shtetitn tonë, ta sjellin vendimin përfundimtar2, deklaroi sot ministrja Peetrovsska në intervistë për 24Info.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, sipas Petrovskës, me miratimin e ndryshimeve kushtteuese garantohet dhe përforcohet identiteti maqedonas.

"Me atë amandament ne themi se i njohim bullgarët si pakicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa populli maqedonas, kuptohet me të tjerët, ëshstë popull shtetformues, ndërkaq përforcohen edhe pozicionet e gjuhës maqedonase", tha Ministrja Petrovska.

Për tentimet nga vende të treta në Maqedoni të Veriut, Petrovska porositi se këto tentime dihen dhe ato e humbin fuqinë e vet për çka, siç tha, meritorë janë anëtarët e komunitetit të sigurisë-zbulimit të cilët aktivitetet e tyre i koordinojnë me sukses me aleatët në NATO.

Petrovska, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, nënvizoi se ato vende të treta nuk ia mendojnë të mirën shtetit dhe se nuk ndalojnë me ndikimet e veta.

Është shumë me rëndësi, shtoi Petrovska, këto procese të cilat kanë filluar në shtet dhe të cilat do të thonë përparim të shtetit, të vazhdojnë në atë drejtim.

Lidhur me mbështetjen për Ukrainën në të drejtën e vet për t'u mbrojtur, ministrja porositi se Maqedonia e Veriut mbetet e hapur që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR