• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska: Maqedonasit në Shqipëri kanë të drejtën absolute të deklarohen ashtu siç ndjehen, ajo është vlerë evropiane

Petrovska: Maqedonasit në Shqipëri kanë të drejtën absolute të deklarohen ashtu siç ndjehen, ajo është vlerë evropiane

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Ata kanë të drejtën absolute të deklarohen ashtu siç ndjehen përkatësisht të deklarohen si maqedonas. E drejta e vetëvendosjes së çdo qytetari, pa dallim se ku dhe në cilin territor ndodhet, është një nga vlerat evropiane, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e pyetur për të komentuar presionet bullgare ndaj pakicës maqedonase në Shqipëri për deklarimin e përkatësisë së tyre nacionale në regjistrimin që po mbahet në atë vend.

Petrovska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp tha se vlerat evropiane duhet t'i respektojnë edhe vendet të cilat janë në BE si dhe të tjerët të cilët dëshirojnë të inkuadrohen në Ukrainë.

Theksoi se një prej qëllimeve të integrimit evropian është me anëtarësimin e shtetit në BE, pasaporta e Maqedonisë së Veriut të jetë pasaportë evropiane që do të mundësojë qytetarët të mos ndjejnë, siç tha, presione apo të mos gën jehen me disa prëfitime në mënyrë që të regjistrohen ndryshëm nga ajo që ndjehen.

"Një prej qëllimeve që dëshirojmë ta arrijmë me integrimin në BE dhe për të cilin pa dyshim të gjithë jemi për - është kur Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së, pasaporta e Maqedonisë së Veriut të jetë pasaportë evropiane që qytetarët edhe më tej të mos ndjejnë kurfarë presione apo të mos gënjehen për disa prëfitime të caktuara, duke u regjistruar si përkatësi tjetër nacionale nga ajo që ata e ndjejnë", theksoi Petrovska në konferencë për shtyp me ministrin e Mbrojtjes së Norvegjisë, Bjorn Arild Gram.

Shtoi edhe se kujdesi për interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut apo pjesëtarëve të saj, pa dallim se ku jetojnë, "po dëshmohet me veprime reale, dhe jo vetëm me fjalë". ab/

Foto: МIА/printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR