• e diel, 29 dhjetor 2024

Petrovska: Lutjet tona janë me popullin turk, do të vazhdojmë edhe më tej të ndihmojmë

Petrovska: Lutjet tona janë me popullin turk, do të vazhdojmë edhe më tej të ndihmojmë

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Ju falënderojmë për sakrificën tuaj dhe që treguat se jeni gjithmonë të gatshëm t'i shërbeni popullit tonë, por edhe mikut tuaj kur është në vështirësi. Faleminderit që e shpëtuat Sulejmanin e ri dhe që i dhatë mundësinë të rritet në një djalë të ri të suksesshëm, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska gjatë pritjes së pjesëtarëve të Armatës të kthyer nga operacioni humanitar në Turqi.

Ministrja informoi se në koordinim me presidentin Stevo Pendarovski dhe shefin e Shtabit të përgjithshëm vendosën që të dërgojnë ushtarët më të mirë, më të trajnuar dhe më të përgatitur për t'u përballë me një detyrë kaq të ndërlikuar dhe të vështirë - nxjerrjen dhe shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet nga tërmetet në Turqi.

"Kur bota dhe ne u përballëm me rezultatet e asaj që ndodhi në Turqi - dy tërmeteve të tmerrshëm, nuk patëm asnjë dyshim dhe as më të voglin hezitim se duhet t'i përgjigjemi thirrjes për ndihmë dhe mbështetje, sepse Republika e Turqisë është mikja jonë, vend me të cilin kemi bashkëpunuar vitet e fundit dhe kemi pasur gjithmonë mbështetjen e tyre. Lutjet tona janë me popullin turk, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë", tha Petrovska.

Prandaj, siç tha ministrja është vendosur që anëtarët të shpërblehen me një pagë mesatare shtesë.

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoni theksoi se sipas informacioneve të marra nga NATO, Armata jonë ishte në pesëshen e parë që mbërriti në vendngjarke, praktikisht 24 orë pas tërmetit.

"Angazhimi juaj në vend ka qenë në kuadrin e arritjeve më profesionale që mund të presë një komandant suprem, një shef i Shtabit të përgjithshëm, një ministër. Arritja juaj atje, angazhimi juaj pa pushim 24/7, të gjithë ju duke përfshirë edhe qentë e shërbimit, ishte diçka që mund të dëshirohej sa herë që praktikoni, kur stërviteni, kur përgatiteni për keq dhe për më mirë dhe në atë pjesë nuk ka asnjë kundërshtim, as nga popullata vendase, as nga njerëzit e ushtrisë turke. Mendimet tona janë me ata që humbën më të dashurit e tyre", tha Pendarovski në fjalimin e tij.

Ambasadori i Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Hasan Mehmet Sekizqok, gjatë pritje falënderoi për ndihmën dhe theksoi se vendi me presidentin, qeverinë, por edhe me të gjitha institucionet relevante, mobilizuan të gjitha mundësitë e tyre për të dërguar ndihmë në rajonin e prekur nga tërmetit.

"Dy javë më parë, Turqia përjetoi fatkeqësinë më të keqe natyrore në historinë e saj të fundit. Që në momentet e para pas publikimit të lajmit, i cili na emocionoi thellë të gjithëve, Maqedonia e Veriut tha se në këto ditë të vështira do të qëndrojë pranë Turqisë me të gjitha mundësitë. Ekipet e mbrojtjes dhe shpëtimit u dërguan menjëherë në rajonin e prekur", shtoi ambasadori. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR