• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska - Koks: Maqedonia e Veriut si anëtare fuqiplotë merr pjesë në të gjitha proceset dhe aktivitetet vijuese të NATO-s

Petrovska - Koks: Maqedonia e Veriut si anëtare fuqiplotë merr pjesë në të gjitha proceset dhe aktivitetet vijuese të NATO-s

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Falënderime për mbështetjen e vazhdueshme për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në konsultimet vijuese të Aleancës, i shprehu sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska drejtoreshës së Drejtorisë për politikë bërthamore të NATO-s, Xhesika Koks, e cila ndodhet për vizitë dyditore në vend.

Ministrja Petrovska theksoi se në takimet mes Koksit dhe lidershipit më të lartë shtetëror do të bisedohet për tema, ndër të cilat do të shqyrtohet misioni i NATO-s për parandalim bërthamor.

"Maqedonia e Veriut është anëtare fuqiplotë e Aleancës dhe merr pjesë në të gjitha proceset dhe aktivitetet vijuese të NATO-s", theksoi ministrja Petrovska. 

Paraprakisht, drejtoresha Koks, në Fakultetit filozofik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” mori pjesë në një dialog akademik së bashku me profesorë dhe studentë nga Fakulteti filozofik dhe Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR