• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska: Karta e Adriatikut u dëshmua si mekanizëm i suksesshëm për bashkëpunim mes vendeve anëtare

Petrovska: Karta e Adriatikut u dëshmua si mekanizëm i suksesshëm për bashkëpunim mes vendeve anëtare

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Përgjegjësia jonë sot është që të vazhdojmë me mbështetje të rrugës së vendeve të tjera aspirante nga rajoni drejt perspektivës evropiane dhe euroatlantike dhe të ofrojmë drejtim të qartë në zhvillimin e ndërveprimit më të fuqishëm në siguri dhe mbrojtje, i aftë që të përgjigjet në sfidat e reja të cilat e kanosin rajonin tonë dhe më gjerë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

Në hapjen e sotme të Takimit të 20-të jubilar të Ministrave të SHBA-së - Kartës së Adriatikut, që po mbahet në Shkup, ministrja Petrovska theksoi se gjatë dy dekadave të kaluara, siç tha, karta u dëshmua si mekanizëm i suksesshëm për bashkëpunim mes vendeve anëtare. 

"Me frymën tonë duhet të vazhdojmë përpara dhe në këtë mënyrë kjo kartë të mbetet simbol i besimit, prosperitetit dhe kompleksitetit të të gjitha vendeve të saja anëtare, si dhe bashkësisë rajonale", theksoi ministrja.

Shtoi se për këtë nuk është e nevojshme vetëm mençuria kolektive, por edhe nënvetëdija kolektive për nxitjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit. 

"Peisazhi gjeopolitik po ndryshon shpejtë, ndërsa kërcënimet me të cilat përballemi janë dinamike dhe të shpejta. Në këto kohë sfiduese është e domosdoshme që ta njohim lidhjen e ndërsjellë të sigurisë sonë", tha ministrja. 

Në takim, është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, zëvendësministrit të Mbrojtjes të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sllaven Galiq, shefit të Sigurisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Igor Gabriq, ndërsa nga vendet vëzhguese, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë, Aljosha Selan.

SHBA-Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj të vitit 2023 në Tiranë si Nismë për bashkëpunim në mbrojtje në A-3 kontekst (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut). Gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Kartën e Adriaikut, në margjinat e Asamblesë së 63-të të KB-së, të mbajtur më 25 shtator të vitit 2008 në Nju-Jork është marrë vendim për dërgim të ftesës për anëtarësim të Malit të Zi  dhe BeH-së në Kartën e Adriatikut, si nxitje për lëvizjen e tyre të përshpejtuar në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët të stabilitetit në Evropën Juglindore dhe anëtarësimit të plotë në integrimet euroatlantike. Shqipëria dhe Kroacia në vitin 2008, Mali i Zi në vitin 2017 dhe Maqedonia e Veriut në 2020, si rezultat i përpjekjeve për të zhvilluar dhe arritur standardet e NATO-s, u bënë anëtarë të barabartë të Aleancës së NATO-s. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR