• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Jam e gatshme të jem bartëse e listës nëse ky është vlerësimi i partisë

Petrovska:  Jam e gatshme të jem bartëse e listës nëse ky është vlerësimi i partisë

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe deputete e LSDM-së sot kanë deklaruar se partia ende nuk ka marrë vendime për bartësit e listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por se është e gatshme që të jetë bartëse e listës nëse ky është vlerlësim partiak.

"Ai vendim ende nuk është marrë brenda partisë. Siç jam përgjigjur shumë herë më parë, jam gati, nëse është bërë vlerësimi, të jem bartëse apo të zgjidhem në listë për të qenë deputete dhe nuk mund të jem fare. Ajo që kam bërë deri më tani në të gjitha pozitat në të cilat jam emëruar është t'i kryej ato në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme dhe tani të jap kontribut për shtetin", thotë Petrovska në pyetjen e një gazetari në një prononcim për media pas konferencës për prokurimin e tetë helikopterëve të rinj për Armatën.

Në takimin me gazetarët ajo ka sqaruar se nuk është joambicoze, por thotë se duhet bërë një vlerësim që do të sjellë rezultate më të mira për partinë.

Tash për tash zyrtarisht bëhet e ditur se lideri i partisë Dimitar Kovaçevski do të jetë bartës i listës në Njësinë e parë zgjedhore.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski, tha të martën se procedura brendapartiake dhe konsultimi me partnerët e koalicionit për bartësit e listave në gjashtë njësitë zgjedhore janë drejt fundit. Ai bëri të ditur se shumë shpejt partia do të dalë me listat e plota të përbëra nga kuadro cilësore. mb/

Foto: Mimnistra e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR