• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Integrimi evropian është çështje sigurie, të mos lejojmë ndikimet e palëve të treta të na devijojnë nga rruga drejt BE-së

Petrovska: Integrimi evropian është çështje sigurie, të mos lejojmë ndikimet e palëve të treta të na devijojnë nga rruga drejt BE-së

 Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në sesionin e dytë të Konferencës së Lidershipit Ballkanik me temë "Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: sfida dhe perspektiva", të organizuar nga Klubi i Podgoricës, me fokusi në perspektivat për paqen dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor.

 

Ajo u përqendrua  në rëndësinë e integrimit evropian për vendet e rajonit, prosperitetit të tyre dhe procesit të pajtimit, duke theksuar se integrimi është një proces që na bashkon dhe na mundëson të zhvillojmë bashkëpunim të ngushtë. Petrovska e lidhi procesin e integrimeve evropiane dhe të pajtimit, sepse në thelb Bashkimi Evropian është shembull për pajtim.

"Bashkimi Evropian është shembull për pajtim. Armiqtë e dikurshëm në vitin 1958 e nënshkruan marrëveshjen në Romë dhe në fakt, me vënien e atyre nënshkrimeve, nënshkruan në themelimin e Bashkimit Evropian. Pajtimi nuk mund të ndodhë brenda natës. Dhe nuk mund të ndodhë në një vit apo një gjeneratë. Duhet të kalojë kohë në të cilën do t'i përkushtohemi pajtimit, përmes formave të ndryshme të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të përbashkët", tha ministrja, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. 

 Çështja e integrimit evropian është edhe çështje sigurie, theksoi ministrja e Mbrojtjes dhe theksoi se nëse nuk ka proces të bashkimit, ndikimet dashakeqe dhe armiqësore të vendeve të treta mund të bëhen më të dukshme.

 

 

Ajo shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë dhe se të gjithë ne duhet të insistojmë që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Për Maqedoninë e Veriut, theksoi Petrovska, viti 2018 nuk ishte vit i lehtë, shoqëria dhe qytetarët duhet të pranojnë ndryshim të emrit kushtetues, ndërsa këto janë vendime të vështira që duhet t'i marrin disa liderë politikë. Këto vendime, shtoi, janë të dhimbshme, por pas disa vitesh shihet rëndësia dhe drejtësia e tyre.

 

 

Në diskutim panelin e dytë përveç ministres fjalime mbajtën edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ish-kryeministri serb Mirko Cvetkoviq dhe kryetari i Institutit për Politika Evropiane dhe të Sigurisë, Verner Faslabend.

 Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR