• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska i vizitoi pjesëtarët e Armatës, pjesë të forcave të NATO-s në Bullgari

Petrovska i vizitoi pjesëtarët e Armatës, pjesë të forcave të NATO-s në Bullgari

Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë pjesë e forcave multinacionale të NATO-s në Bullgari janë në nivel të detyrës, të motivuar, të përkushtuar dhe tejet profesionistë në realizimin e qëllimit të vetëm të përbashkët - të jenë garancë për sigurinë e çdo pjese të territorit aleat, tha ministrja Sllavjanka Petrovska pas vizitës së togut të ARM-së, që është pjesë e forcave të NATO-s në Bullgari.

Vizita, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është në kuadër të aktiviteteve të zgjuarsisë së rritur të Aleancës, të vendosura në Samitin e jashtëzakonshëm  të NATO-s në Bruksel në mars të vitit 2022, pas agresionit rus në Ukrainë. Qëllimi i misionit është garanca e sigurisë në tërë territorin e Aleancës.

Në bazën në Novosellë, ministrja Petrovska iu falënderua pjesëtarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe atyre bullgarë dhe të gjithë pjesëtarëve të armatave të aleatëve, të cilat janë pjesë e grupit multinacional të NATO-s në Bullgari për kontributin e tyre drejt sigurisë së NATO-s.

Ministrja tha se të gjitha vendimet politike, të cilat janë marrë në kuadër të Aleancës, lidhur me sigurinë e NATO aleancës, sot ushtarët i zbatojnë ato në vepër.

"Edhe më tepër më gëzon se të gjitha ato vendime politike, të cilat gjatë periudhës së kaluar i kemi marrë në kuadër të NATO-s dhe si garancë të paqes, sigurisë së çdo pjese të territorit të vendeve anëtare të Aleancës, ushtarët këtu janë të gatshëm t'i zbatojnë në vepër. Çdo investim tek ata do të thotë investim në ardhmërinë tonë dhe në sigurinë tonë dhe për këtë shkak e meritojnë përkrahjen tonë", tha ministrja.

Ministri bullgfar i Mbrojtjes, Tagarev tha se në Novosellë me ministren Petrovska ishin dëshmitarë të zbatimit real të konceptit për zgjuarsi të rritur të NATO-s dhe ndërtimin e grupeve multinacionale ushtarake, të cilat janë elemente të kapacitetit për përgjigje dhe mbrojtje të krahut lindor të NATO-s.

Ministri bullgar tha se ushtarët e dy kontigjenteve mbajnë kontakte ditore, me të cilat ndërtohet bashkëpunimi dhe kapaciteti, potencojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kontigjenti i Maqedonisë së Veriut në forcat multinacionale në Bullgari është me kapacitet të një togu. Në këto forca ka mbi 1.000 pjesëtarë të aleatëve, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë, Greqisë, Malit të Zi, Turqisë dhe SHBA-së, nën udhëheqje të Italisë. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR